Madonna ka në përgatitje një album të ri me muzikë dance për vitin e ri në bashkëpunim me Warner, shtëpinë diskografike me të cilën ajo filloi karrierën e saj dhe ka nënshkruar hitet e saj më të mëdha.
“Jam e emocionuar që jam ribashkuar dhe pres me padurim të ardhmen: duke bërë muzikë, duke surprizuar dhe ndoshta duke ndezur disa biseda shumë të nevojshme”, tha mbretëresha e popit në një deklaratë.
Albumi i saj i ri, që pritet të dalë në vitin 2026, po prodhohet nga DJ Stuart Price, me të cilin Madonna prodhoi “Confessions on a Dance Floor” të vitit 2005, i cili përfshinte hite si “Hung Up” dhe “Sorry”.
“Jemi të nderuar që e mirëpresim Madonnën përsëri në Warner. Madonna nuk është vetëm një artiste, ajo është një ikonë, një shkelëse rregullash dhe një forcë absolute kulturore”, thanë bashkëkryetarët e Warner Records, Tom Corson dhe Aaron Bay-Sack.
Superylli, i cili fillimisht kishte nënshkruar me ëarner në vitin 1982, u largua nga kompania në vitin 2007 për të nënshkruar me Live Nation, një nga më të mëdhatë në atë kohë.
Vlen të përmendet se pas tre albumeve pa sukses të madh, i fundit prej të cilëve ishte “Madame X” në vitin 2019, Madonna u rikthye në vitin 2021 në shtëpinë diskografike me të cilën bëri hapat e saj të parë./Kultplus/Katror.info