Rilind Musa nga Kosova ka shënuar sukses në Kampionatin Botëror të bodybuildingut dhe fitnessit, që u mbajt në Santa Sussana të Spanjës.
Ai është radhitur i pesti nga 16 garues në kategorinë “Men’s Physique -179 cm”.
“Në garën e Kampionatit Botëror të mbajtur në Santa Susana, Spanjë në kategorinë Men’s Physique +178cm (Fiziku më i mirë) zura vendin e dytë dhe u shpalla Nënkampion Bote”, shkroi Rilind Musa në Facebook.
Ndërkaq, garuesi tjetër nga Kosova, Granit Kuleta, u rendit i shtati nga 14 garues në kategorinë deri në 95 kg, ndërsa Kushtrim Bajraktaraj, doli i 11-ti prej 18 garuesve në -85 kg./Katror.info