Kanë rifilluar punimet në Rrugën A, apo “Jim Xhema”, kanë bërë të ditur në Komunën e Prishtinës, një ditë pasi Dhoma e shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale ktheu çështjen në rishqyrtim dhe rivendosje në shkallën e parë.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka quajtur lajm të mirë rinisjen e punimeve.
Pasi Gjykata Komerciale ka marrë vendim për ta kthyer lëndën për “Rrugën “A” në rishqyrtim dhe rivendosje, kanë rinisur punimet në këtë rrugë të kryeqytetit.
Punimet e rrugës “Jim Xhema” e njohur si Rruga “A” nisën më 27 prill 2023, rrugë kjo që pritet të përfundojë brenda 240 ditëve dhe ka një kosto financiare 8.4 milionë euro./Katror.info