Një startup në Kaliforni ka kthyer më shumë se një mijë bateri të automjeteve elektrike në sisteme për ruajtjen e energjisë së prodhuar nga panelet diellore, si një metodë alternativë ndaj riciklimit tradicional të baterive.
Edhe pse makinat elektrike janë më të pastra se homologët e tyre me karburante fosile, por një nga pikat e dobëta të tyre është vështirësia në riciklim apo ripërdorim të tyre. Ripërdorimi i baterive të vjetra të makinave elektrike mund të maksimizojë përdorimin e tyre gjatë gjithë jetës, duke përfituar kështu më shumë përfitime nga çdo bateri e prodhuar.
Nga ana tjetër përdorimi i sistemeve për ruajtjen e energjisë, në impjantet fotovoltaike mund të përmisoj dukshëm stabilitetin e tyre, duke mundësuar shfrytëzimin e energjisë së prodhuar nga panelet solare edhe gjatë intervaleve ku nuk ka diell.
Kompania Sierra B2U Storage Solutions ka arritur të instaloj sistemin e ruajtjes së energjisë me kapacitet 25 MWh duke shfrytëzuar bateri të përdorura nga makinat elektrike të Honda dhe Nissan, në një impjant fotovoltaik. Gjatë ditës, bateritë ngarkohen nga panelet diellore, më pas energjia e ruajtur shitet përsëri në rrjet gjatë natës, kur tarifat për energjinë janë më të larta. Objekti gjeneroi më shumë se 1 milion dollarë të ardhura vitin e kaluar, thotë kompania.
Bateritë e ripërdorura të makinave elektrike funksionojnë mirë për ruajtjen e energjisë nga panelet solare, pjesërisht sepse puna është shumë më pak stresuese në krahasim me furnizimin me energji të një makine, deklaroheng nga B2U Storage Solutions.
“Rryma që ne po aplikojmë nuk është as një e dhjeta e asaj për të cilën janë të parametrizuara bateritë dhe ne kjo bënë që atë të mos tej-ngarkohen sa i përket niveleve të vlersuar të tensionit të tyre.” Kjo duhet të përkthehet në një jetëgjatësi të dyfishuar gjatë këtij përdorimi, në raport me ciklin e punës së baterive në makinat elektrike./Katror.info