Këngëtarja nga Kosova, Rita Ora do të përformojë në gjysmëfinalen e Eurovizionit.
Yjet ukrainas dhe britanikë, si dhe një mori legjendash të konkursit të këngës në Eurovizion, do të performojnë në dy shfaqjet e drejtpërdrejta gjysmëfinale në Liverpool.
Rebecca Ferguson gjithashtu do të performojë në qytetin e saj të lindjes, Liverpool.
Ajo për BBC, tha se “Është një festë e Liverpool-it dhe Ukrainës përmes muzikës”.
Ajo do të këndojë një duet me artistin ukrainas Alyosha.
Eurovision do të mbahet nga 9 deri më 13 maj./Katror.info