Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora sapo ka lansuar albumin e ri “YOU & I”.
Nisur me këngët “You Only Love Me”, “Praising You (ft. Fatboy Slim)” dhe kënga më e fundit “Don’t Think Twice”, projekti është vlerësuar si një odë konceptuale për historinë e dashurisë së këngëtares në jetën reale me bashkëshortin Taika Watiti.
32-vjeçarja Ora shpjegon se albumi paraqet projektin e saj më personal deri më tani.
“You & I” dhe unë përfaqëson më shumë sesa thjesht njeriun që dua. Është nëna ime, miqtë e mi, fansat e mi dhe në një farë mënyre përfaqëson marrëdhënien që kam me veten. Ky album ka qenë si ditari im për dy vitet e fundit, dhe jam shumë e emocionuar që më në fund mund ta dëgjosni,” tha ajo.
“You & I” pason albumin ‘Phoenix’ të 2018-ës dhe EP-në e Orës ‘Bang’ të vitit 2021, shkruan Katror Media.
Albumi i ri është i disponueshëm në Spotify në mbarë botën. Në një postim në rrjetet sociale, Ora është shprehur se ky album është si një ditar i viteve të fundit për të.
“Ky album do të thotë vërtet shumë për mua – është si ditari im i viteve të fundit, është tingulli im dhe thjesht ndihet kaq i vërtetë për mua dhe për atë se kush jam sot.”/Katror.info