Këngëtarja e njohur Rita Ora së fundmi ka pozuar për revistën “Wonderland”.
Ajo është shfaqur me një pamje ndryshe dhe mjaftë të veçantë, ku ngjyra e parukave ka marrë vëmendje.
Në njërën foto ajo u shfaq me një palë çorape ngjyrë kafe dhe këpucë lëkure të zeza, shkruan Dailymail, transmeton Klankosova.tv.
Në një tjetër fotografi ajo është shfaqur me paruke të verdhë e me veshje jeshile.
Fotosesionin, Rita Ora e ka përmbyllur me një fotografi pa ngjyra.
Gjatë intervistës ekskluzive për revistën “Wonderland”, Rita po ashtu foli për dokumentimin e dashurisë së saj për bashkëshortin, Taika Waititi, në albumin e saj të ardhshëm, duke shfrytëzuar autonominë në këtë kapitull të ri të karrierës së saj muzikore./Katror.info