Rita Ora mahniti me një pamje tjetër të guximshme teksa vazhdoi turneun e saj për shtyp në Berlin të hënën në mbrëmje.
Këngëtarja tregoi fizikun e saj të jashtëzakonshëm me një mini fustan shumëngjyrësh me print grafik teksa dilte nga hoteli i saj në qytet.

Ritës u shfaq elegante në veshjen plot stil, e cila gjithashtu nxirrte në pah këmbët e saj të tonifikuara.
Fansja e modës është e pajisur me një çantë të bardhë Wander nga Miu Miu dhe çizme kaltra me majë kamoshi.

Rita ka qenë e angazhuar në punë për të promovuar muzikën e saj të re dhe në këngën e saj të fundit, “Don’t think twice”.
Kjo është kënga e tretë nga albumi i saj i ardhshëm, “You and I”, i cili eksploron rrugëtimin e dashurisë së çiftit të fuqishëm dhe ajo nuk përmbahet, shkruan Telegrafi.
Rita tha për këngën: “Don’t Think Twice” është të mos mendosh dy herë dhe thjesht të kërcesh, në mënyrë romantike. /Katror.info
Përgatiti:
