Një ngjarje festive do të organizohet nga “Ramë Lahaj International Opera Festival” në bashkëpunim me Korin e fëmijëve “Okarina” dhe Korin dhe Orkestrën Amadeus, i cili do të mbahet më 23 dhjetor 2024, ora 19:00, në Katedralen Nënë Tereza.
“Përgatitu për një ngjarje të paharrueshme dhe plot magji! ‘Eja festo me ne’ është një aktivitet i veçantë që do të mbushë zemrat e të gjithëve me gëzim dhe emocione festash!
I organizuar në bashkëpunim me Korin e fëmijëve “Okarina” dhe Korin dhe Orkestrën Amadeus, ky aktivitet do të sjellë një atmosferë të ngrohtë dhe festive në Katedralen e Nënë Terezës”, njoftohet në llogarinë e Ramë Lahaj International Opera Festival në Facebook.
Aktiviteti ka për qëllim të krijojë një atmosferë festive dhe të ofrojë mundësi për fëmijët dhe të rinjtë të përjetojnë këngë dhe performanca speciale për festat e fundvitit./Katror.info