katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    10 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    10 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    10 months ago
    Postimet e fundit
    Bislimi takon shefin e ri të OSBE-së në Kosovë, temë edhe rritja ekonomike
    10 hours ago
    Vetëm edhe 3 ditë na ndajnë nga magjia e Sunny Hill Festival
    11 hours ago
    Komandanti i KFOR-it flet për dy urat e reja që po ndërtohen në Mitrovicë
    11 hours ago
    Reshjet ndihmojnë në shuarjen e zjarreve, dy vatra ende aktive në Shqipëri
    11 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    BQK: Apple Pay tani e disponueshme në Kosovë
    2 hours ago
    9 milionë euro për trajtimin e ujërave të ndotura në Prishtinë
    8 hours ago
    Magji nën yje: Një mbrëmje operistike që mahniti Prishtinën
    9 hours ago
    UP sjell “Mind-Check Corner” në Sunny Hill Festival
    9 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Ozzy Osbourne dhe Black Sabbath arrijnë klasifikime të larta pas vdekjes së “Princit të Errësirës”
    10 hours ago
    “HAPU 2025” sjell art ndërkombëtar në Prishtinë dhe Gjakovë
    15 hours ago
    Njeriu i 180+ rekordeve botërore thyen edhe një rekord
    15 hours ago
    Sopranoja me famë botërore Marigona Qerkezi performon në kryeqytet
    13 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI po përgatitet të lançojë GPT-5 në gusht
    2 days ago
    Snapchat tani i njofton miqtë kur arrini sigurt në shtëpi
    2 days ago
    Meta ndalon reklamat politike në BE nga tetori
    4 days ago
    Takimi i parë me delen, reagimi i bebes bëhet viral
    1 week ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Bota “fiksohet” pas çajit të gjelbër japonez
    3 days ago
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    2 weeks ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    2 weeks ago
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Parisi shpallet qyteti më i mirë në botë për çiklizëm
    3 days ago
    ”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025
    4 days ago
    Peruja zbulon një thesar antik, qyteti i ndërtuar para më shumë se 3.000 vitesh
    7 days ago
    Piramidat sekrete mbretërore të Skocisë tregojnë historinë e Balmoralit
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Rokeri nobelist
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Rokeri nobelist

Last updated: 07/10/2023 9:35 AM
94 Shikime
Shpërndaje
Foto: The New York Times

Çmimi Nobel për Letërsi për vitin 2023, i është ndarë shkrimtarit 64-vjeçar norvegjez, Jon Fosse – “për dramat dhe prozën e tij novatore që ia japin zërin të pathënës”. Veprat e tij përfshijnë serinë e romaneve Septology, Alis at the Fire, Melancholy dhe A Shining.

Vepra e tij e madhe, që përfshin shumëllojshmëri të zhanreve, mbërthen rreth 40 drama dhe një mori të romaneve, përmbledhje të poezive, eseve, librave për fëmijë dhe përkthime”, ka thënë Anders Olsson, kryetar i Komitetit të Nobelit për Letërsinë. “Fosse në gjuhë dhe në natyrë ndërthur rrënjët e prejardhjes së tij norvegjeze, bashkë me teknikat artistike të modernizmit”.

Jacques Testard, botuesi i letërsisë të Fossesë, kur dëgjoi lajmin tha: “Është shkrimtar i jashtëzakonshëm, i cili ka arritur të gjejë një mënyrë krejtësisht unike për të shkruar letërsi. Siç e tha kohët e fundit redaktorja e tij norvegjeze – Cecilie Seiness, në një intervistë – nëse hap ndonjë libër të Jonit dhe lexon disa rreshta, ato nuk mund të shkruhen nga askush tjetër. Letërsia e tij është e mrekullueshëm, mistike dhe e rrënjosur në peizazhin e fjordeve perëndimore ku ai u rrit. Është e rëndësishme të kujtojmë se ai shkruan në ninorshk, ose në norvegjishten e re, një gjuhë e pakicës në Norvegji, gjë që në vetvete paraqet një akt politik. Ai është gjithashtu dramaturg dhe poet i jashtëzakonshëm. Është mendje e jashtëzakonshme”.

Mundesh me e lexu edhe…

Pse pushuesit po zgjedhin të shkëmbejnë relaksin me aventurën

Kritikja Catherine Taylor, për këtë çmim ka thënë: “Të lexosh veprën e Jon Fossesë, kjo është një përvojë e thellë, shpirtërore, për të mos thënë fetare. Fosse ka pohuar se ‘ne në fakt jemi të dëshiruar për Zotin, sepse qenia njerëzore është një lutje e vazhdueshme’ – dhe, pavarësisht nëse kjo është e vërtetë apo jo, librat e tij nuk janë asgjë më pak se një mrekulli.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

I lindur në vitin 1959 në Haugesund në bregun perëndimor të Norvegjisë, Fosse u rrit në Strandebarm. Në moshën shtatëvjeçare ai  gati vdiq në një aksident, për të cilin tha se ishte “përvoja më e rëndësishme” e fëmijërisë së tij dhe se kjo atë “e krijoi” si artist. Në adoleshencë aspiroi të bëhej kitarist i muzikës rok, përpara se t’i kthente ambiciet në shkrim.

Romani i tij debutues, Raudt, svart (E kuqe, e zezë), u botua më 1983. Drama e tij e parë që u shfaq, Og aldri skal vi skiljast (Dhe, kurrë nuk do të ndahemi), u vu në skenë në Teatrin Kombëtar në Bergen. në vitin 1994. Megjithatë, drama e parë që shkroi, Nokon kjem til å komme (Dikush do të vijë), do të shpie në zbulimin e tij në vitin 1999 – pasi regjisori francez Claude Régy atë e inskenoi në Nanterre.

Dramat tjera që ka shkruar Fosse janë Namnet (Emri), Vinter (Dimri) dhe Ein sommars dag (Një ditë vere). Veprat e tij më të gjata përfshijnë trilogjinë Septology, vëllimi i tretë i së cilës u përfshi në listën e ngushtë për çmimin ndërkombëtar Booker më 2022. Septology, të cilën Fosse e filloi gjatë një pauze nga dramaturgjia dhe pasi u konvertua në katolicizëm në vitin 2013, ka të bëjë me piktorin e moshuar Asle, që jeton i vetëm në bregun jugperëndimor të Norvegjisë dhe që reflekton mbi jetën e vet. Atje, në Bjorgvin, jeton një tjetër Asle i cili gjithashtu është piktor, por që lufton me varësinë ndaj alkoolit. Jeta e dyfishtë konsumohet nga të njëjtat pyetje ekzistenciale për vdekjen, besimin dhe dashurinë.

Në vitin 1989, të njëjtin vit kur doli romani Naustet (Shtëpia varkë), shkrimtari i jepte mësime autorit tjetër norvegjez, Karl Ove Knausgård, që ishte student në Akademinë e Shkrimit në Hordaland. “Zëri i Fossesë është i pagabueshëm në çdo gjë që ai shkruan”, shkroi Knausgård më 2019.

Para Nobelit, Fosse ishte shkrimtar i nderuar me shumë çmime. Në vitin 2003 merr Urdhrin Kombëtar të Meritave të Francës, ndërsa më 2007 fitoi çmimin Nordik të Akademisë Suedeze. Në vitin 2010 fitoi Çmimin Ibsen (në fakt është quajtur “Henrik Ibseni i ri”). Atij më 2014 iu nda edhe Çmimi Evropian për Letërsi./Katror.info

Marrë nga Telegrafi.

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    BQK: Apple Pay tani e disponueshme në Kosovë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Pse pushuesit po zgjedhin të shkëmbejnë relaksin me aventurën
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Cristiano Ronaldo zyrtarisht miliarder – por nuk është futbollisti më i pasur në botë!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Bursa për 27 sportistët, Distria Krasniqi në krye të listës
TAGGED:Cmimi nobel per letersiJonFosselajme të miratop2Tophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Organizohet kuiz për vizat, 10 qytetarë do të dërgohen falas në Vjenë
Artikulli i ardhshëm “Alexander”, dokumentari nga Shqipëria, konkurrent për Çmimet “Oscars” për vitin 2024

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

BQK: Apple Pay tani e disponueshme në Kosovë

12 Shikime
Lajme të mira

9 milionë euro për trajtimin e ujërave të ndotura në Prishtinë

8 Shikime
Lajme të mira

Magji nën yje: Një mbrëmje operistike që mahniti Prishtinën

21 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?