Këngëtarja profesioniste nga Kosova, Rona Nishliu duket se do të kthehet përsëri, pas 10 vitesh, në Festivalin e Këngës në Shqipëri.
Ishte këngëtarja Rona Nishliu ajo e cila përfaqësoi Shqipërinë në vitin 2012 në Eurovizion me këngën “Suus”, duke u radhitur e pesta në finalen e Euorvizionit 2012.
Sipas Eurovision Kosova, këngëtarja që i dha Shqipërisë pozicionin më të mirë në Eurovision, ka përgatitur diçka mjaft të veçantë për edicionin e këtij viti, por që mbetet të zbulohet në ditët në vazhdim, shkruan KultPlus.
10 vite nga fitorja në Festivalin e 50-të të Këngës në RTSH, Rona pritet të rikthehet në festivalin e 61-të.

Se a do të shkoj Rona edhe një herë në Eurovision për ta radhitur Shqipërinë edhe më lartë, të presim nëse ajo do jetë në listën e pjesëmarrëseve ashtu siç po përflitet./Katror.info