Rapid Bukuresht ka fituar derbin ndaj FCSB me rezultat 4-0 në kuadër të xhiros së fundit të kampionatit të rregullt në Superligën e Rumanisë.
Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi ishin vendimtar në këtë fitore të Rapidit që e mbylli në vendin e dytë.
Goli i Paul Iacob e mbylli pjesën e parë, ndërsa e dyta ishte totalisht nën regjinë e dyshes shqiptare. Rrahmani shënoi në minutën e 53-të për 2-0 pas asistimit të Ermal Krasniqit, shkruan Telegrafi.
Dyshja bashkëvepruan mirë edhe në minutën e 74-të, kur kësaj radhe Rrahmani asistoi te Krasniqi që shënoi për 3-0. Ndeshjen e mbylli Rrahmani në minutën e 82-të, kur shënoi golin e dytë personal për 4-0.
Rapidi me këtë fitore mbetet në vendin e dytë me 55 pikë, nëntë më pak se FCSB që e mbyll kampionatin si lider. Pas mbylljes së kampionatit të rregullt, tani është koha e play-off ku Rapidi do të kërkojë titullin./Katror.info