Ministria e Turizmit dhe Mjedisitnë Shqipëri njoftoi sot se gjatë muajit janar 489,599 turistë kanë vizituar vendin, ose 30 % më shumë se janari i vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të përpunuara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, në krye të listës renditen shtetasit e Kosovës, me 215 mijë vizitorë ose rreth 30 % më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, të ndjekur nga vizitorët italianë të cilët kanë qenë 53 mijë ose 50,4 % më shumë, ndërsa të tretët renditen vizitorët e Mali të Zi me 52,662 hyrje ose +32,6 % krahasuar me janarin e vitit të mëparshëm.
Po ashtu, ndër grupet me rritjen më të lartë të hyrjeve turistike në krahasim me një vit më parë, renditen hyrjet nga Polonia me një rritje 411 %, Rumania me mbi 120 %, Spanja me rritje 104 %, Anglia me 10,545 vizitorë apo 62 % më shumë se janari i vitit të kaluar, Suedia me një rritje 73 % e Franca me rreth 3 mijë vizitorë, apo 41,7 % më shumë krahasuar me janarin e vitit 2023./atsh/Katror.info