Të dhënat e fundit tregojnë se rimëkëmbja e tregut të makinave ka prekur të gjitha sektorët këtë vit. Kur bëhet fjalë për Evropën, kjo vihet re edhe në nën-segmentin e veturave sportive premium veçanërisht tërheqëse. Një markë u dallua veçanërisht, thekson Motor1.
Është BMW, divizioni M i së cilës shiti 19,600 makina në Evropë në gjysmën e parë të këtij viti. Besoni apo jo, kjo është një rritje prej 58 për qind. Po t’i shtojmë kësaj edhe 16400 njësi të tjera të shitura në Amerikë, duket qartë se BMW po fërkon duart me kënaqësi.
E kemi fjalën për modelet M “të vërteta”, jo ato versionet sportive të modeleve të rregullta, si p.sh. M340i. Kështu, SUV i fuqishëm XM, i cili është një nga BMW-të më të shtrenjta dhe më të rënda, shiti më shumë se 1000 ekzemplarë, si në Evropë ashtu edhe në SHBA.
I kënaqur mund të jetë edhe Mercedesi. Departamenti AMG regjistroi shitje të 13,700 automjeteve këtë vit, që është një plus prej 57 për qind.
G-class legjendar, më saktë G63, përbënte një të katërtën e shitjeve të AMG./Katror.info