“Rush”, albumi i ri i Måneskin që u publikua pak ditë më parë, po pushton Evropën.
Rekordi i tretë radhazi i grupit italian të rock-ut që u bë i njohur gjerësisht pas fitores së tij në Eurovizion, pushtoi top listat evropiane duke dëshmuar se ky grup i ka të gjithë përbërësit për të bërë një karrierë të madhe.

Konkretisht, “Rush” u vendos brenda pak 24 orëve, në krye të tetë vendeve të ndryshme duke përfshirë Greqinë, Italinë, Francën, Japoninë, Holandën, Zvicrën, Lituaninë dhe Belgjikën dhe gjithashtu në “Top 5” të listave dhjetë vende të tjera si p.sh. si Gjermania, Finlanda dhe Mbretëria e Bashkuar.
Dhe lajmi i mirë nuk mbaron me kaq. Të dielën mbrëma, Måneskin do të garojë për çmimin Grammy për grupin më të mirë të ri, dhe nga shkurti do të vazhdojë turneu i tyre i madh botëror, gjatë të cilit ata do të japin 32 koncerte./Katror.info