Galaxy Unpacked i dytë i këtij viti pritet të jetë më se i frytshëm. Pritet që Samsung të prezantojë celularë të rinj të palosshëm dhe një seri të re orëve dhe tabletave inteligjente.
Galaxy Unpacked i dytë i Samsung-ut i vitit është gati të prezantohet dhe shumë gjëra tashmë dihen. Siç njoftoi kompania koreano-jugore, Galaxy Unpacked i ardhshëm do të zhvillohet këtë të mërkurë, më 26 korrik, në orën 13:00 sipas kohës sonë. Transmetimi nga Seuli do të jetë i disponueshëm në faqen e internetit të Samsung ose në YouTube.
Prej muajsh është njoftuar se Samsung do të prezantojë më pas celularët e rinj të palosshëm, por këto nuk do të jenë të vetmet risi. Ja çfarë mund të pritet nga Galaxy Unpacked.
Galaxy Z Flip 5 dhe Galaxy Z Fld 5
Ndryshe nga vitet e kaluara, Samsung do të prezantojë telefonat e tij të rinj të palosshëm pak më herët këtë vit, kryesisht për shkak të konkurrencës që ka goditur rëndë këtë segment që nga fillimi i vitit. Por le të kalojmë në informacione më specifike. Galaxy Z Flip 5 do të ketë një ekran të jashtëm AMOLED më të madh, 3.4 inç, me një rezolucion prej 720 x 748 dhe një shpejtësi rifreskimi prej 60 Hz, i cili duhet të jetë më i përdorshëm se kurrë.
Në brendësi do të jetë ekrani tashmë i parë 6.7 inç Full HD+ me rezolucion prej 120 Hz dhe bateria do të ketë një kapacitet prej 3700 mAh me mbështetje për karikim me tela 25 vat. Në vend të vertikalit, kamerat do të vendosen horizontalisht, por nuk dihen saktësisht specifikat e tyre. Prandaj, ndryshimet me siguri do të shihen, gjë që nuk mund të thuhet për Galaxy Z Fold 5, shkruan Katror.info.
Gjegjësisht, “vëllai më i madh” i Flip-it do të mbajë ekranin e brendshëm 7.6 inç QHD+ AMOLED prej 120 Hz dhe ekranin e jashtëm 6.2 inç me rezolucion Full HD+ dhe shpejtësinë e rifreskimit prej 120 Hz. Në anën e pasme, do të ketë një sistem kamerash me një sensor kryesor 50 MP, një sensor ultra të gjerë 12 MP dhe një sensor telefoto 10 megapiksel.
Secili prej ekraneve do të ketë kamerën e vet 12 megapikselë për selfie dhe vlen të përmendet edhe një bateri 4400 mAh me mbështetje për karikim me tela 45 vat dhe 25 vat me valë. Galaxy Z Flip 5 dhe Galaxy Z Fold 5 do të mundësohen nga Snapdragon 8 Gen 2 i Qualcomm për Galaxy SoC, të cilin patëm mundësinë ta shohim në serinë e telefonave Galaxy S23.
Galaxy Watch 6
Së bashku me celularët e rinj të palosshëm, Samsung pritet të prezantojë një linjë të re të orëve inteligjente Galaxy Watch 6. Sipas informacioneve të rrjedhura, Galaxy Watch 6 do të vijë në versionet 40 dhe 44 mm në ngjyrë argjendi, të zezë dhe bezhë. Për ata me kyçet më të mëdhenj e dorës, ekziston edhe një model Classic që do të jetë i disponueshëm për blerje në variante pak më të mëdha 43 mm dhe 47 mm në të zezë dhe argjend. Rripat janë të këmbyeshëm, që do të thotë se përdoruesit do të mund të bëjnë kombinime të ndryshme ngjyrash, në varësi të preferencave të tyre.
Secili prej modeleve do të ketë xham safiri rezistent ndaj gërvishtjeve, rezistencë ndaj ujit 5 ATM, lidhje LTE dhe do të mundësohet nga Exynos W930. Përdoruesit do të kenë në dispozicion karakteristika standarde shëndetësore, të tilla si monitorimi i rrahjeve të zemrës, oksigjeni në gjak, EKG, stresi, gjumi dhe të ngjashme, dhe risia do t’u japë atyre mundësinë për të zbuluar rrahjet e parregullta të zemrës.
Watch 6 do të jetë shumë i ngjashëm me modelin e vitit të kaluar, por versioni Classic do të marrë një kurorë rrotulluese me funksione shtesë, e cila do të tërheqë fansat e orëve më të vjetra inteligjente Samsung.
Galaxy Unpacked do të rezervohet gjithashtu për prezantimin e serisë së re të tabletave të Samsung të përbërë nga tre modele – Galaxy Tab S9, Tab S9+ dhe Tab S9 Ultra. Flamurtari i të gjithë serisë, natyrisht, do të jetë Tab S9 Ultra, i cili do të ketë një ekran 14,6 inç Dynamic AMOLED 2X WQXGA+ 120 Hz, një bateri 11,200 mAh me mbështetje për karikim 45 vat dhe dy kamera 12 MP të përparme dhe dy kamera të pasme 13 MP. Meqenëse është tableti më i fuqishëm i Samsung, ai duhet të vijë me një konfigurim me deri në 16 GB RAM dhe 1 TB memorie të brendshme.
Tab S9+ do të ketë një ekran pak më të vogël 12.4 inç Dynamic AMOLED 2X WQXGA+, deri në 12 GB RAM dhe 512 GB memorie të brendshme dhe një bateri 10,090 mAh. Do të ketë një kamerë të përparme 12 megapikselë në ekran, ndërsa pjesa e pasme do të vendosë një kamerë kryesore 13 megapikselë dhe një kamerë ultra të gjerë 8 megapikselë.
Më i liri në të gjithë serinë, Tab S9, do të vijë me një ekran 11 inç Dynamic AMOLED 2X WQXGA, deri në 12 GB RAM dhe 256 GB hapësirë ruajtëse, një bateri 8,400 mAh dhe një kamerë të përparme 12 megapikselë dhe një kamerë të pasme 13 megapikselë. Të tre modelet do të mundësohen nga Snapdragon 8 Gen 2 i Qualcomm për Galaxy SoC, dhe gjithashtu do të kenë lexues optik të gjurmëve të gishtërinjve, katër altoparlantë, mbështetje për S-Pen dhe certifikim IP68 për rezistencën ndaj ujit dhe pluhurit.
Të tjera
Prej muajsh është përfolur se Samsung do të prezantojë edhe Galaxy S23 FE në Galaxy Unpacked të ardhshëm, por duket se do të zhvillojnë një event të veçantë për këtë. Në çdo rast, kompania koreano-jugore me siguri do të prezantojë sistemet e reja operative One UI 6 dhe One UI 5 Watch. /Katror.info
Përgatiti:
