Me çmimet n’rritje e sipër, por edhe koston e lartë t’jetesës n’përgjithësi, secili kemi fillu me shqyrtu mundësi ma ekonomike t’përgatitjes t’ushqimit. E ne për këtë arsye po provojmë me sjellë receta që janë t’lehta, t’shpejta dhe t’përshtatshme për ma shumë vakte – njilloj sikurse asht receta e radhës
Sanduiçin me avokado dhe pasul mundesh lehtë e shpejt me e ba gati, qoftë për mëngjes, apo edhe për pauzë. Madje edhe fëmijëve mundesh me ua ba gati për shkollë. Krejt këtë shujtë simpatike mundesh me e kriju n’4 hapa t’thjeshtë.
PËRBËRËSIT (servimi për 2):
4 rriska buk thekre
200 gr pasul i konservuar
1/4 qepë e kuq (e grirë imët)
1 grusht rukolla
1 lugë gjelle vaj ullini
1/2 lang limete
Kripë dhe biber i zi (Opsionale)
1 lugë çaji hudhër pluhun
HAPI 1:
N’nji pjatë t’thellështo avokadon, langun e limetës dhe vajin e ullinit. Me piru shtype avokadon deri sa t’krijohet nji masë e qullët. Mos harro me i shtu edhe erëzat e me e përzi masën mirë.
HAPI 2:
Shto pasulat e konservum (t’kullum paraprakisht) dhe qepën e përzije masën mirë.
HAPI 3:
Rreshki bukët, shto sipër njanës rriskë rukollën, kurse n’rriskën tjetër shto nga 3 lugë prej miksit me avokado dhe pasul dhe vendose rriskën sipër rriskës me rukollë. Njillj vepro edhe me sanduiçin tjetër.
REZULTATI:
Haje sanduiçin menjiherë, apo mbështjelle n’letër gatimit ose folie alumini e vendose n’frigorifer e merre me vehte n’punë apo baja gati fëmijëve për shkollë.
Sanduiçin mundesh me e shoqnu me nji lang t’freskët t’mollës t’gjelbër t’cilin mundesh me e përgatitë vet sa hap e mbyll sytë, me e paketu n’shishe t’xhamit e me marrë me vehte njilloj sikurse sanduiçin.
E mbasi veç jemi te sanduiçët e shijshëm, t’mirë, t’lehtë e t’përshtatshëm për pauzë, mos e le pa e provu sanduiçin me sallatë vezësh, ose sanduiçin me pesto dhe mocarellë. Shijo! /katror.info/
Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria