Blogerja Sara Hoxha dhe partneri i saj Luixhino janë fituesit e finales së madhe të Dancing With The Stars.
Ajo rrëmbeu kupën e artë dhe çmimin e madh 50 mijë euro.
Mes lotësh dhe e përfshirë nga emocione të papërshkueshme, Sara kishte përgatitur një letër falënderimi në rast se do të fitonte finale.
“Dua të falënderoj produksionin, Esdalinin dhe Olën, falënderoj Luixhinon për çdo orë provë që s’e ka kursyer, energjinë, përkushtmin, mikun që e fitova, familjet Hoxha dhe Vula, Poin që ishte frymëzimi im”, tha Sara.
Gjithashtu të katër finalistët e Dancing With The Stars kërcyen performancën e javës së parë si kërcim të parë për këtë natë të madhe.
Ndryshimi ishte i dukshëm për të katërt, të cilët kanë treguar se janë përmirësuar dukshëm nga java në javë.
E para që hapi konkurrimin ishte Sara dhe Luixhino të cilët risollën Cha Cha Cha-në.
Ata arritën të rrëmbenin 40 pikë nga juria, ndërsa morën komente pozitive./Katror.info