Udhëtimet e shpeshta dhe të gjata të Ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, kanë kthyer vëmendjen drejt tij.
Së fundmi Kryeminstri Albin Kurti e ka bërë veten drejtues të Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi, gjë që ka shtyrë përdoruesit e internetit të vënë në pikëpyetje nëse Latifi është ende ministër me fuqi ekzekutive pas këtij vendimi.
Ajo që i vuri zjarrin më tej kësaj teme, është njoftimi që Ministri Latifi bëri për një udhëtim zyrtar në Greqi, që nxiti reagime të reja, mes tyre edhe shaka.
Në mesin e tyre, anëtari i grupit ‘Dosja’ në Facebook, me sarkazmë thotë se ‘ministri Latifi do ta zhvillojë një vizitë disaditore në Kosovë.’
