katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Kuvendi nuk arrin ta votojë qeverinë e re të Kosovës
    2 hours ago
    Kurti: Më votoni për interes publik e shtetëror, jo partiak
    2 hours ago
    Kurti prezanton kabinetin qeverisës – përbërja e plotë e ministrave dhe zv/kryeministrave
    2 hours ago
    11 komuna të Kosovës ende pa buxhet të miratuar për vitin e ardhshëm
    5 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Investimet klimatike në rritje rekord: Miliarda të dedikuara për energji të pastër
    1 hour ago
    Irlanda vendos standard të ri për mbështetjen e artistëve
    2 hours ago
    Uta Ibrahimi nderohet me çmim ndërkombëtar për arritje në alpinizëm
    5 hours ago
    Biblioteka Kombëtare e vë Kosovën në hartën evropiane të institucioneve bibliotekare
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Spahiu: Do të vazhdoj me promovu gjuhën e butë, me punu për me qenë Kosova e para
    1 hour ago
    Letra e fuqishme e Hillary Clinton, drejtuar vetës së saj në adoleshencë
    2 hours ago
    Rita Ora frymëzohet nga Marilyn Monroe në paraqitjen e fundit glamuroze
    5 hours ago
    “The Running Man”, hiti i vitit 1987 rikthehet në ekran të madh
    5 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    4 days ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    6 days ago
    Transformimi i Windows 11: AI në çdo kompjuter
    1 week ago
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    4 days ago
    Mielli i arrave, përbërësi sekret për ëmbëlsira aromatike
    5 days ago
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    6 days ago
    5 gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani gjellë me mish
    7 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Cilat janë vendet më të sigurta në botë?
    3 days ago
    Si jeton populli Uros mbi ujë në ishujt e tyre lundrues?
    3 days ago
    Lini shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban”, pjesë e UNESCO-s
    1 day ago
    Si është jeta në qytetet më inteligjente të botës të vitit 2025?
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Kurti prezanton kabinetin qeverisës – përbërja e plotë e ministrave dhe zv/kryeministrave
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Kurti prezanton kabinetin qeverisës – përbërja e plotë e ministrave dhe zv/kryeministrave

Last updated: 26/10/2025 12:10 PM
5 Shikime
Shpërndaje

Mandatari për të formuar Qeverinë e Kosovës, Albin Kurti ka prezantuar përbërjen e plotë të ministrave dhe zëvendëskryeministrave.

Contents
Kinolli: Kemi arritur marrëveshje me LVV-nëBerisha: Jemi kontaktuar nga Kurti, s’do të jemi bllokuesHaradinaj: Zgjidhja e vetme – zgjedhjetLimaj: Qëndrimet i kemi publike, s’na ka kontaktuar KurtiHaradinaj: Do të tentohet votimi i fshehtëTahiri i bindur që Kurti nuk i ka votatPara nisjes së seancës, Sveçla uron për Qeverinë “Kurti 3”Gashi: Kam frikë se vendi do të hyjë në krizë buxhetoreAbdixhiku: Punët e mira nuk lihen ditën e fundit, sot bie perdja e mashtrimitMurati: Shkuarja në zgjedhje rrezikon shumë procese, sot të shikohet interesi shtetëror
  • Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm: Glauk Konjufca
  • Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë: Donika Gërvalla
  • Zëvendëskryeministri i tretë: Fikrim Damka
  • Ministri i Financave: Hekuran Murati
  • Ministri për Familje dhe Mirëqenie Sociale: Andin Hoti
  • Ministri i Mbrojtjes: Ejup Maqedonci
  • Ministri i Punëve të Brendshme: Xhelal Sveçla
  • Ministri i Administratës dhe Digitalizimit: Lulzon Jagxhiu
  • Ministri i Shëndetësisë: Arben Vitia
  • Ministri i Arsimit: Avni Zogiani
  • Ministri i Kulturës dhe Turizmit: Fatmir Spahiu
  • Ministri i Sportit dhe Rinisë: Blerim Gashani
  • Ministri i Administratës së Pushtetit Lokal: Rasim Demiri
  • Ministri i Mjedisit: Fitore Pacolli
  • Ministri i Bujqësisë: Armend Muja
  • Ministri i Infrastrukturës: Dimal Basha
  • Ministri e Tregtisë: Mimoza Kusari
  • Ministri i Energjisë dhe Miniserave: Artane Rizvanolli
  • Ministri për Komunitete: Nenad Rashiq
  • Ministri për Zhvillim Rajonal: Sejnur Vejshall

Kurti tha se ky kabinet përbën ekipin qeverisës që do të udhëheqë vendin gjatë mandatit të ardhshëm, duke u fokusuar në zhvillimin ekonomik, mbrojtjen e interesave kombëtare dhe shërbimet për qytetarët.

***

Mundesh me e lexu edhe…

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka filluar punimet në seancën e Kuvendit me pikën e vetme për zgjedhjen e Qeverisë së re.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Basha tha se në sallë janë 113 deputetë.

Ai ftoi mandatarin Albin Kurti për të paraqitur kabinetin e saj dhe programin qeverisës.

***

Ishte paraparë që të nisë në orën 10:00, por seanca e Kuvendit për formimin e qeverisë së re ende nuk është hapur. Në sallë tashmë janë shumica e deputetëve ndërsa nuk është parë ende i mandatuari për kryeministër – Albin Kurti. Kurti dhe partia e tij Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë konfirmuar ende një marrëveshje që do t’ua mundësonte 61 votat. E partitë tjera opozitare shqiptare kanë thënë në hyrje të seancës se nuk do të mbështesin qeverinë “Kurti 3”. Ndërkaq disa deputetë të komuniteteve pakicë joserbe kanë thënë se kanë marrëveshje me Kurtin.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kinolli: Kemi arritur marrëveshje me LVV-në

Deputeti i Kuvendit nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Albert Kinolli, ka thënë se kanë arritur marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kinolli deklaroi se e kanë përzgjedhur kandidatin për ministër nga partia e tij.

“Ne kandidatin e kemi këtu për ministër. Besoj që do të reflektojë dikush. Me rëndësi që institucionet të formohen. Jemi të gatshëm që me i pranu përgjegjësitë”, tha ai para seancës.

Berisha: Jemi kontaktuar nga Kurti, s’do të jemi bllokues

Deputeti nga komuniteti joshumicë Veton Berisha, ka thënë se është kontaktuar nga mandatari për kryeministër Albin Kurti, gjatë së shtunës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ai nuk ka treguar nëse kanë folur për ndonjë pozitë specifike, porse ka shtuar se nuk do të jenë bllokues.

“Kemi diskutuar por të shohim sot propozimet si janë. Kemi pas mbrëmë kontakt, kemi taku kryeministrin, ta shohim sot se si është situata. Nuk jemi bllokues asnjëherë[“, ka thënë ai.

Haradinaj: Zgjidhja e vetme – zgjedhjet

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se epilogu i seancës së jashtëzakonshme për formimin e Qeverisë “Kurti 3” do të jetë dështim.

Ai tha se e vetmja zgjidhje, mbeten zgjedhjet.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Po shihet që epilogu i ditës sotme do të jetë dështim. Zgjidhja e vetme me sa kuptojë mbetën zgjedhjet sepse nuk ka ndonjë ofertë”, tha Haradinaj nga holli i Kuvendit.

Limaj: Qëndrimet i kemi publike, s’na ka kontaktuar Kurti

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj ka thënë se qëndrimet i kanë publike dhe ato nuk kanë ndryshuar duke lënë të nënkuptohet se nuk do ta votojë Qeverinë Kurti III.

Ai ka thënë se nuk është kontaktuar orëve të fundit nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Qëndrimet i kemi publike, jo nuk na kanë kontaktuar”, ka thënë shkurt Limaj.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Haradinaj: Do të tentohet votimi i fshehtë

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka folur para mediave duke hyrë në Kuvendin e Kosovës për seancën e sotme të qeverisë së re. Teksa është pesimist se Kurti mund t’i ketë numrat për formimin e qeverisë, Haradinaj tha se do të tentohet edhe për votim të fshehtë.

“Duket që nuk jemi një qeveri programore që e kërkon Kosova por më shumë do të ketë qeveri të pazareve sesa programore, për këtë arsye jemi në këtë gjendje. Nëse kanë arritur gjatë natës pazare individuale ajo mbetet të shihet por mesa kam informacione do të tentohet një votim i fshehtë për shkak të ndonjë kontrabande individuale të deputetëve”, ka deklaruar Haradinaj.

Tahiri i bindur që Kurti nuk i ka votat

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri para fillimit të seancës për zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës, ka thënë se është i bindur që mandatari Albin Kurti nuk i ka votat.

Ai u ka thënë mediave se pas dështimit të sotëm të Kurtit, të gjithë duhet të respektojnë procedurat, por nëse PDK-do të tentojë të bëjë qeverinë, kjo mbetet për t’u vendosur në të ardhmen.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Para nisjes së seancës, Sveçla uron për Qeverinë “Kurti 3”

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla gjatë hyrjes në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës ka lënë të kuptohet se i kanë numrat për formimin e qeverisë sot.

Kjo pasi para mediave ai e bëri “për hajr” Qeverinë.

“Për hajër ju koftë Kurti 3”, tha Sveçla.

Megjithatë, Sveçla nuk dha më shumë detaje.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Paraprakisht, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se nëse sot nuk votohet Qeveria, vendi do të shkojë në zgjedhje. E sipas Muratit nëse shkohet në zgjedhje do të rrezikohen shumë procese.

“Por a janë të gatshëm deputetët e opozitës që ta çojë vendin në zgjedhje dhe të rrezikojnë qëndrushmërinë e shtetit vetëm e vetëm për ta kundërshtuar Albin Kurtin”, ka shkruar ai në Facebook.

Por kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, para se të filloj seanca tha se një njëri që del i pari në zgjedhje do të duhej të bënte përpjekje me të gjitha partitë politike, e jo ta linte ditën e fundit.

Ai ka thënë se “punët e mira nuk lihen ditën e fundit” dhe se “sot do të bie perdja e mashtrimit të madh 8-mujor”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Gashi: Kam frikë se vendi do të hyjë në krizë buxhetore

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se nuk e beson që dikush jashtë vullnetit të partisë do të votojë për formimin e Qeverisë.

Ai ka thënë se është çështje delikate votimi i Qeverisë pa marrëveshje politike paraprake.

“Unë kam frikë se vendi do të hyjë në krizë buxhetore. Partitë politike pas ditës së sotme nëse dështon qeveria të shohim, a do të shkojmë në zgjedhje a të bëhet një qeveri e përkohshme që të kalojë buxheti ose ndonjë marrëveshje ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Abdixhiku: Punët e mira nuk lihen ditën e fundit, sot bie perdja e mashtrimit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se sot nuk votohet një ligj i zakonshëm, por mandatari duhet të prezantojë shumicën.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sipas tij, një njëri që del i pari në zgjedhje do të duhej të bënte përpjekje me të gjitha partitë politike, e jo ta linte ditën e fundit.

Ai ka thënë se “punët e mira nuk lihen ditën e fundit” dhe se “sot do të bie perdja e mashtrimit të madh 8-mujor”.

Ka shtuar se ditën e fundit, është show populist.

“Deputetët e LDK-së janë të lirë të votojnë si të duan por kanë deklaruar se pa marrëveshje politike nuk ka kuptim të jetë shumica. Duhet të ketë mazhorancë që për katër vite të udhëheqë Qeverinë”, ka thënë ai.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Abdixhiku ka thënë se Kurti nuk ka arritur të bëjë shumicë.

Murati: Shkuarja në zgjedhje rrezikon shumë procese, sot të shikohet interesi shtetëror

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se nëse sot nuk votohet Qeveria, vendi do të shkojë në zgjedhje.

Në një status në Facebook, Murati ka shkruar se nëse shkohet në zgjedhje do të rrezikohen shumë procese.

“Në seancën e sotme janë dy mundësi, ose do të kemi Qeveri Kurti 3 ose vendi do të shkojë edhe njëherë në zgjedhje duke rrezikuar shumë procese si Buxheti, Plani i Rritjes i BE-së, funksionimi i institucioneve të pavarura etj. Opsioni i dëshiruar për ne natyrisht që është opsioni i parë.  Por a janë të gatshëm deputetët e opozitës që ta çojë vendin në zgjedhje dhe të rrezikojnë qëndrushmërinë e shtetit vetëm e vetëm për ta kundërshtuar Albin Kurtin”, ka shkruar ai në Facebook.

Murati ka thënë se uron që sot të triumfojë arsyeja dhe vullneti politik te secili deputet për të zgjedhur interesin shtetëror para së gjithash.

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Spahiu: Do të vazhdoj me promovu gjuhën e butë, me punu për me qenë Kosova e para
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kuvendi nuk arrin ta votojë qeverinë e re të Kosovës
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kurti: Më votoni për interes publik e shtetëror, jo partiak
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    “The Running Man”, hiti i vitit 1987 rikthehet në ekran të madh
TAGGED:aaklajmeLDKPDKQeveria e KosovesTophomeVetevendosje

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm 11 komuna të Kosovës ende pa buxhet të miratuar për vitin e ardhshëm
Artikulli i ardhshëm Kurti: Më votoni për interes publik e shtetëror, jo partiak

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Kuvendi nuk arrin ta votojë qeverinë e re të Kosovës

15 Shikime
Lajme

Kurti: Më votoni për interes publik e shtetëror, jo partiak

4 Shikime
Lajme

11 komuna të Kosovës ende pa buxhet të miratuar për vitin e ardhshëm

6 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?