Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka luajtur një interpretim të këngës “Rockin’ in the Free World” të Neil Young me një grup lokal në një bar të quajtur “Diktat” në udhëtimin e tij të papritur në Kiev.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kënga u publikua nga Neil Young në 1989 pasi një koncert i planifikuar në Bashkimin Sovjetik u anulua.
Para se të fillonte të luante, Blinken i tha audiencës: “Duhet ta dini, Shtetet e Bashkuara janë me ju, aq shumë nga bota është me ju dhe ata po luftojnë, jo vetëm për një Ukrainë të lirë, por për botën e lirë. Dhe bota e lirë është gjithashtu me ju”.
Ai tha gjithashtu se Ukraina po afrohet më shumë me NATO-n./Katror.info