Qeveria e Serbisë sot ka marrë një vendim që të lejojë lëvizjen e lirë për të gjitha automjetet me targa RKS.
Këtë e ka bërë të ditur, drejtori i zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, megjithëse përmend që kjo nuk nënkupton njohje të shtetit të Kosovës, përcjell klankosova.tv.
Ai tha se lejimi i të gjitha automjeteve të regjistruara në Kosovë për të marrë pjesë në komunikacion në rrugë bëhet ekskluzivisht për arsye praktike dhe “nuk mund të interpretohet si njohje e njëanshme e pavarësisë” së Kosovë.
Ky vendim hyn në fuqi për zbatim nga 1 janari 2024, shkruajnë mediat serbe./Katror.info