Seuli nis këtë javë një formë të re të transportit publik. “Hangang Bus”, një sistem ekologjik me anije përgjatë lumit Han. Tetë mjete ujore do të lidhin shtatë stacione, nga Magok në perëndim deri në Jamsil në jug, me një udhëtim të plotë prej 127 minutash. Nga 10 tetori, gjatë orëve të pikut, do të ofrohen linja ekspres me kohë udhëtimi të reduktuar në 82 minuta dhe frekuencë çdo 15 minuta, përcjell TAR.
“Anijet” do të ofrojnë shërbime shtesë si Wi-Fi falas, hapësira për biçikleta, karroca me rrota dhe vende të rezervuara. Autoritetet e qytetit thonë se projekti do të lehtësojë trafikun dhe do të përmirësohet më tej në bazë të reagimeve të qytetarëve. /Katror.info