Shakira dhe ish-bashkëshorti i saj, Gerard Pique u ribashkuan në gjykatë të enjten teksa ku ratifikuan marrëveshjen e ndarjes së tyre për kujdestarinë e fëmijëve.
Ish-çifti njoftuan ndarjen e tyre në qershor pas 11 vitesh së bashku, dhe muajin e kaluar thanë se do të arrinin një marrëveshje të përshtatshme për fëmijët e tyre Sasha, shtatë vjeç dhe Milan, nëntë vjeç, pas një bisede 12-orëshe.
Ata nënshkruan zyrtarisht marrëveshjen në Barcelonë, duke hyrë dhe dalë nga gjykata veç e veç, ndërsa janë përfaqësuar nga ekipet e tyre ligjore, shkruan DailyMail.
Shakira mbajti kokën ulur gjatë daljes, gjersa ishte e veshur e tëra në të zeza.
Muajin e kaluar, Shakira dhe Gerard konfirmuan se kishin nënshkruar një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve për të shmangur luftën e tyre në gjykatë.
Gerard, i cili emocionalisht u tërhoq nga futbolli muajin e kaluar, thuhet se ka dhënë bekimin e tij për transferimin e ish-partneres së tij në Miami në Vitin e Ri me dy djemtë e tyre për të shmangur një betejë të gjatë ligjore.
Dëshira e Shakiras për t’u shpërngulur në qytetin ku ajo ka jetuar dhe jeton një pjesë e familjes së saj, kuptohet se ka qenë pengesa kryesore në dështimin e mëparshëm të çiftit për të arritur një zgjidhje jashtë gjykatës.
Ata thanë në deklaratën e tyre të përbashkët: “Dëshirojmë të komunikojmë se kemi nënshkruar një marrëveshje që garanton mirëqenien e fëmijëve tanë dhe që do të ratifikohet në gjykatë si pjesë e një procedure thjesht formale”.
“Objektivi ynë i vetëm është t’u ofrojmë atyre sigurinë dhe mbrojtjen maksimale, dhe ne besojmë se privatësia e tyre do të respektohet”./Katror.info