Paga mesatare e lojtarëve është rritur me 11% krahasuar me vitin 2022, në një shifër pak a shumë 530.000 dollarë.
Shoqata e lojtarëve të Major League Soccer ka publikuar listën e futbollistëve më të paguar. Ndërkohë që Major League Soccer vijon të rritet, po ashtu rriten edhe pagat në të gjithë kampionatin. Paga mesatare e lojtarëve është rritur me 11% krahasuar me vitin 2022, në një shifër pak a shumë 530.000 dollarë.
Futbollisti më i paguar është Xherdan Shaqiri, i cili fiton 8.153.000 dollarë këtë edicion. Ai zë një pjesë të rëndësishme (rreth 42%) në librin e pagave të Chigago Fire dhe duhet ende të shënojë një gol, përcjell albinfo.ch.
Menjëherë pas Shaqirit është ylli i Toronto FC, Lorenzo Insigne, paga e të cilit është 7.500.000 dollarë. Vetëm 56.250 dollarë ndajnë Insigne nga sulmuesi i LA Galaxy, Chicharito Hernandez, dhe pas tij, një tjetër sulmues i Toronto, Federico Bernardeschi (6.295.381 dollarë).
Pesë vendet e para mbyllen me sulmuesin e Austin FC, Sebastián Driussi, i cili fiton pak më shumë se 6 milionë dollarë në vitin 2023./Katror.info