Xherdan Shaqiri ka thënë se e ka plotësuar ëndrrën për të luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Shaqiri për Klan Kosova potencoi se nuk do ta harrojë këtë moment kurrë.
“Ishte kënaqësi me luajt këtu, ka qenë një ëndërr me luajt këtu një ndeshje, në stadiumin Fadil Vokrri”, Fadilin e kam njoh shumë mirë, shumë respekt”, u shpreh Shaqiri për Klan Kosova.
“Kurrë në jetë nuk do e harroj, himni ka qenë special për mua, atmosfera ishte fantaisitk, kurrë nuk do e harroj këtë moment”.
“Sot ka qenë një moment special, kurrë nuk e kam paramenduar, e kam pasë ëndërr në këtë stadium”.
Kosova ka barazuar ne sekondat e fundit ndaj Zvicres në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri në Prishtinë. Golin e barazimit e dha futbollisti Vedat Muriqi. Kosova ka barazuar 2:2 me Zvicrën në festën e futbollit në “Fadil Vokrri”.
Vedat Muriqi ishte “hero” i Kosovës duke shënuar dy golat. Madje golin për 2:2 e shënoi në minutën e 94-të. Gjithë ndeshja u zhvillua në atmosferë miqësore dhe në fund u ndanë pikët./Katror.info