Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka lavdëruar Kosovën për paraqitjen e së shtunës në “Fadil Vokrri”.
Kosova dhe Zvicra barazuan 2 me 2 në kuadër të ndeshjes kualifikuese për “Euro 2024”.
“E dimë çfarë kapacitete ka Kosova. I njoh lojtarët e Kosovës dhe nuk e meriton të ketë në tabelë kaq pak pikë sa ka”, ka thënë ai duke i sugjeruar qe “mos ta kqyrin tabelën, do të luftojnë sikur kanë luftuar sot, ekip shumë me kualitet, në të ardhmen”.
Granit Xhaka theksoi se ishte i emocionuar për këtë ndeshjen me Kosovën, ku barazuan me rezultat 2-2. Xhaka potencoi se kjo përballje ngjante si një miqësore.
“Emocione sa dush, nuk u lan një loje më shumë tempo, u duk si një miqësore ma shumë se një kualifikim”.
“Nuk kemi mundur me dhënë maksimumin, koncentrimi nuk u kanë shumë i lartë”.
“Shumë mirë, ndihem krenar me qenë këtu, tifozat na kanë prit mirë”.
Ai ka pranuar se bashkë me Shaqirin kanë qenë të emocionuar shumë para ndeshjes, por ka thënë se nuk kanë ndikuar./Katror.info