Ylli i futbollit, Xherdan Shaqiri, ka marrë ftesë nga Federata e Futbollit e Zvicrës. Por jo për t’u paraqitur në fushë si futbollist. Shaqiri do të nderohet për karrierën e lavdishme te Zvicra. Ceremonia përshëndetëse, Shaqirit i organizohet para ndeshjes të cilën Zvicra do ta zhvilloj në St. Gallen kundër Danimarkës më 15 tetor.
Shaqiri u pensionua nga përfaqësuesja helvetike pas Evropianit “Gjermania 2024, shkruan Koha.net.
“Para ndeshjes në shtëpi do të ketë një seancë stërvitore publike në St. Gallen. Xherdan Shaqiri do të nderohet para ndeshjes në Kybunpark”, shkruan “20 Minuten”.
Shaqiri kishte karrierë impresive me përfaqësuesen, ndërsa është i vetmi lojtar që ka shënuar gola në gjashtë ngjarjet e fundit të mëdha, tre botërorë e tre evropianë. Për Zvicrën i ka luajtur plot 125 ndeshje dhe i ka realizuar 32 gola, secili më i mirë se tjetri./Katror.info