E ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ka falënderuar Kosovën për bashkëpunimin në një çështje të rëndësishme për administratën amerikane.
“Faleminderit partnerit tonë Kosovë, vendi i parë në Evropë që ka shpallur pranimin e shtetasve të tretë të larguar nga Shtetet e Bashkuara. Sigurimi i kufirit amerikan është prioritet kyç i administratës Trump. E vlerësoj shumë si qeverinë, ashtu edhe popullin e Kosovës për këtë partneritet”, ka shkruar Prattipati në platformën X.
Ky veprim shihet si një dëshmi e marrëdhënieve të forta ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së në fushën e sigurisë dhe migracionit.
Postimin ne platformën X e ka bërë Brendan Hanrahan, që mban detyrën e Zyrtarit të Lartë të Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, shkruan RTK.
Qeveria në detyrë e Kosovës ka njoftuar ditë më parë se qëndrimi i 50 personave në vend, të cilët më pas do të kthehen në vendet e tyre të origjinës do të menaxhohet dhe koordinohet nga Ministra e Punëve të Brendshme./Katror.info
pic.twitter.com/lBMTsPXlzA— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) June 14, 2025