Shfaqja e parë e baletit për këtë vit nga Baleti Kombëtar i Kosovës me titull “Rebounds. A Basketballet”, përveç që do të shfaqet në Prishtinë, planifikohet të shfaqet edhe jashtë vendit, raporton Katror.info.
Friederike Lampert dhe Jochen Roller janë dy koreografët gjermanë me të cilët po punohet për shfaqjen, provat për të cilën veçse kanë filluar, e këtë e ka bërë të ditur Ministria e Rinisë, Kulturës e Sportit përmes një postimi në Facebook.
“Rebounds. A Basketballet” do ta ketë premierën me 15 shkurt dhe përveç në Prishtinë, planifikohet të shfaqet edhe jashtë vendit”, thuhet në postim./Katror.info