Një ekip i përbërë nga arkitektë dhe inxhinierë kanë rrëmbyer një çmim për ndërtimin e shtëpive të njohur si House Zero për një shtëpi të printuar në 3D që ndërthur dizajnin tradicional dhe futurist.
Shtëpia e fermës moderne ka 3 dhoma gjumi dhe dy banjo dhe është projektuar me dru natyral, ndriçim të bollshëm dhe pamje nga natyra, duke ofruar një mjedis të përshtatshëm për banim, shkruan Good News Network.
E ndërtuar si një bashkëpunim midis Lake Flato Architects, dhe e printuar nga sistemi i ndërtimit Vulcan i ICON, skeleti i shtëpisë u përfundua në vetëm dy javë, më pas metodat më tradicionale të ndërtimit e bënë atë të banueshme dhe komode në një periudhë prej rreth nëntë muajsh.
“Shpresa ime është që kjo shtëpi të nxisë arkitektët, zhvilluesit, ndërtuesit dhe pronarët e shtëpive që të ëndërrojnë së bashku me ICON për të ardhmen emocionuese dhe shpresëdhënëse që bën të mundur ndërtimi robotik, dhe veçanërisht printimi 3D,” tha Jason Ballard themelues dhe CEO i ICON.
“Shtëpitë e së ardhmes sonë duhet të jenë të ndryshme nga ato që kemi njohur deri tash.”
Përgatiti:
