Tregu i smartfonëve po rimëkëmbet ngadalë pas më shumë se dy vitesh rënie dhe stagnim.
Shitjet globale të smartfonëve u rritën pesë për qind nga viti në vit në tetor për herë të parë në 27 muaj, tha agjencia e kërkimit të tregut me bazë në Hong Kong, Counterpoint.
“Udhëheqësit e rritjes janë tregjet në zhvillim në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, dhe rritja u mbështet gjithashtu nga kthimi i Huawei në Kinë dhe fillimi i sezonit të festave në Indi”, thuhet në njoftimin e raportuar nga CNBC.
Apple iPhone 15 u shfaq në treg në fund të shtatorit dhe efektet e para të shitjeve u ndjenë në tetor.
Tregjet më të zhvilluara, ku ka ngopje në shitjen e telefonave me memorie, po shënojnë një rikuperim më të ngadaltë, shton Counterpoint.
Bazuar në këto rezultate, agjencia pret që tregu global i smartfonëve të rritet nga viti në vit në tremujorin e katërt të 2023 dhe të rimëkëmbet gradualisht gjatë tremujorëve në vijim. /Katror.info