Në prag të 28 nëntorit, Shqipëria dhe Kosova kanë organizuar aktivitete të ndryshme kulturore e artistike, për të shënuar ditën më të madhe të Kombit Shqiptar.
Por, jo të pakëta janë edhe aktivitetet personale që shqiptarët ndërmarrin për nder të kësaj feste.
Kështu edhe atleti, Erzen Zyberaj do të niset në një vrapim ultramaratonik prej 260 Km, nga Sheshi Skenderbeu, në Prishtinë, ku do të niset nesër (27 nëntor), për të arritur në Sheshin Skenderbeu Tiranë, më 28 nëntor.
Kjo është bërë e ditur nga disa postime në llogarinë e tij në Facebook, ku mbështetësit e tij i urojnë Erzenit shëndet në këtë sfidë. /Katror.info