Aktori Shkëlqim Islami, ka fituar çmimin ‘Aktori më i Mirë Protagonist’, në Festivalin Tradicional të Komedisë, “Mittrixfest” të mbajtur në Mitrovicë.Aktori Islami, është shpërblyer për rolin e regjisorit në shfaqjen “Fluturimi mbi teatrin shqiptar”, shfaqje kjo me skenar të Jeton Neziraj dhe regji të Erson Zymberi.
Islami ka studiuar në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Arteve – Arte Dramatike (2006-2010). Ka luajtur në serialin e shumë pëlqyer nga publiku ”SchengenVisa”, dhe në filmat si “Njëri nga ata“, “Shkallët”, “Zgjoi”, “Britmat e qytetit tim” dhe “Home”. Shkëlqimi, tani jeton dhe punon në Kumanovë./Katror.info
Përgatiti:
