Shija në art zhvillohet që në moshë shumë të hershme, është përfundimi i një studimi që zbuloi se foshnjat deri në katër muajsh shfaqin prirje artistike.
Psikologët nga Universiteti i Surrey u treguan piktura të të rriturve dhe foshnjave nga piktori i famshëm holandez Vincent Van Gogh.
Doli se të dy grupet preferonin të njëjtat piktura, më të njohurat ishin Kërcelli i tij i misrit jeshil nga viti 1888.
Ekipi nga Sussex Baby Lab në Universitetin Britanik zbuloi gjithashtu se të porsalindurve u pëlqejnë fotografitë që kanë më shumë kënde, si dhe ato me gjethe ose degë dhe me vija dredha-dredha.
Në gjetjet e publikuara në Journal of Vision, shkencëtarët thanë se preferencat artistike zënë rrënjë që në moshë të re.
Autori kryesor Philip McAdams tha se është magjepsëse që foshnjat reagojnë ndaj elementeve bazë të fotografive si këndet dhe ngjyrat, dhe se këto veti mund të japin një pjesë të madhe të përgjigjes se pse foshnjave dhe të rriturve u pëlqejnë njejtë disa vepra arti.
Hulumtimi gjithashtu duket se ka identifikuar tipare të estetikës së të rriturve që mund të gjurmohen në preferencat shqisore të fëmijërisë. Gjetjet tregojnë se sistemet vizuale dhe preferencat e fëmijëve janë më të sofistikuara sesa mendohet zakonisht, shkruan Katror.info.
Studimi u krye me 25 foshnja, të moshës nga katër deri në tetë muaj dhe 25 të rritur.
Foshnjat u ulën në prehrin e prindërve të tyre, ndërsa 40 piktura, duke përfshirë atë të Van Gogh-ut, u treguan atyre në një tabletë.
Të rriturve iu shfaqën të njëjtat vepra dhe u pyetën se cila nga dy të shfaqura u pëlqen më shumë.
Regjistrimet tregojnë se fëmijët shikonin më gjatë peizazhet e Van Gogh-ut, të cilat preferoheshin edhe nga të rriturit.
Studiuesit gjetën gjithashtu dallime midis shijeve të më të rinjve dhe të rriturve. Foshnjat preferojnë fotot me më shumë kënde dhe vija të lakuara, gjë që nuk janë të preferuarat e të rriturve.
Profesoresha Anna Franklin, drejtuese e grupit të ngjyrave të Sussex dhe themeluese e Sussex Baby Lab, një nga autorët kryesorë të punimit, tha se ishin të habitur se si foshnjat e vogla reaguan ndaj artit.
Edhe pse shikimi i tyre është shumë i paqartë, hulumtimi tregon se nga muaji i katërt, foshnjat mund të shohin mjaft mirë për të parë disa foto më gjatë se të tjerat dhe mund të ruajnë vëmendjen në shumë detaje artistike./Katror.info