Teleskopi Hapësinor James Webb i NASA-s ka kapur imazhin më të detajuar të një sistemi yjor rreth 1470 vite dritë larg – me një objekt të çuditshëm kozmik në formë pikëpyetjeje në sfond.
Sistemi yjor, i quajtur Herbig-Haro 46/47, u kap nga kamerat e fuqishme infra të kuqe të teleskopit Webb dhe përbëhet nga dy yje të rinj që tërhiqen nga njëri-tjetri nga graviteti ndërsa rrotullohen, shkruan Katror.info.
Imazhi zbulon yjet si të groposura thellë, duke u shfaqur si një njollë e bardhë-portokalli, e rrethuar nga një disk gazi dhe pluhuri që vazhdon të rrisë masën e tyre.
“Herbig-Haro 46/47 është një objekt i rëndësishëm për t’u studiuar, sepse është relativisht i ri – vetëm disa mijëra vjet”, tha NASA në një deklaratë.
Për shkak se yjeve zakonisht u duhen miliona vjet për t’u formuar, studiuesit thonë se të rinjtë që shihen në imazh mund t’u japin astronomëve një pasqyrë më të mirë se si yjet mbledhin masë me kalimin e kohës.
“Gjatë miliona viteve, yjet në Herbig-Haro 46/47 do të formohen plotësisht – duke pastruar skenën,” tha NASA.
Të kuptuarit e evolucionit të këtij çifti yjesh mund të ndihmojë në modelimin e formimit të Diellit tonë, një yll me masë të ulët, thonë shkencëtarët.
Imazhi gjithashtu kap një tipar astronomik në sfondin e këtyre yjeve që ka një ngjashmëri të çuditshme me një pikëpyetje.
Shkencëtarët spekulojnë se ky etnitet kozmik është një galaktikë e largët ose dy galaktika ndërvepruese.
Ata dyshojnë se mund të jetë një galaktikë e madhe që shtrembëron renë kozmike dhe gazin e një tjetre, duke formuar një formë të ngjashme me një pikëpyetje.
Ngjyra e kuqe e objektit në formë pikëpyetjeje në imazh sugjeron se është shumë më larg nga yjet, larg nga galaktika jonë e Rrugës së Qumështit dhe mund të jetë hera e parë që astronomët e kanë vënë re këtë entitet.
“Kjo mund të jetë hera e parë që ne e kemi parë këtë objekt të veçantë. Do të nevojiteshin një ndjekje shtesë për të përcaktuar me siguri se çfarë është. Webb po na tregon shumë galaktika të reja, të largëta – kështu që ka shumë shkencë të re për të bërë”, tha Instituti Amerikan i Shkencave të Teleskopit Hapësinor./Katror.info