katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Kuvendi nuk arrin ta votojë qeverinë e re të Kosovës
    5 hours ago
    Kurti: Më votoni për interes publik e shtetëror, jo partiak
    6 hours ago
    Kurti prezanton kabinetin qeverisës – përbërja e plotë e ministrave dhe zv/kryeministrave
    5 hours ago
    11 komuna të Kosovës ende pa buxhet të miratuar për vitin e ardhshëm
    8 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Investimet klimatike në rritje rekord: Miliarda të dedikuara për energji të pastër
    4 hours ago
    Irlanda vendos standard të ri për mbështetjen e artistëve
    5 hours ago
    Uta Ibrahimi nderohet me çmim ndërkombëtar për arritje në alpinizëm
    8 hours ago
    Biblioteka Kombëtare e vë Kosovën në hartën evropiane të institucioneve bibliotekare
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Spahiu: Do të vazhdoj me promovu gjuhën e butë, me punu për me qenë Kosova e para
    4 hours ago
    Letra e fuqishme e Hillary Clinton, drejtuar vetës së saj në adoleshencë
    5 hours ago
    Rita Ora frymëzohet nga Marilyn Monroe në paraqitjen e fundit glamuroze
    8 hours ago
    “The Running Man”, hiti i vitit 1987 rikthehet në ekran të madh
    8 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    4 days ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    6 days ago
    Transformimi i Windows 11: AI në çdo kompjuter
    1 week ago
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    4 days ago
    Mielli i arrave, përbërësi sekret për ëmbëlsira aromatike
    5 days ago
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    6 days ago
    5 gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani gjellë me mish
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Cilat janë vendet më të sigurta në botë?
    3 days ago
    Si jeton populli Uros mbi ujë në ishujt e tyre lundrues?
    3 days ago
    Lini shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban”, pjesë e UNESCO-s
    1 day ago
    Si është jeta në qytetet më inteligjente të botës të vitit 2025?
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Shkodra Elektronike fiton Fest 63, ‘Zjerm’ përfaqëson Shqipërinë në Eurovision   
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Shkodra Elektronike fiton Fest 63, ‘Zjerm’ përfaqëson Shqipërinë në Eurovision   

Last updated: 23/12/2024 7:25 AM
537 Shikime
Shpërndaje
Foto; RTSH

Shkodra Elektronike fiton edicionin e 63-të të Festivalit të Këngës me këngën e tyre “Zjerm”, që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2024. Performanca e Shkodrës Elektronike mori vlerësime të shumta si nga juria dhe nga vota e publikut dhe diaspora.

Votës përfundimtare iu bashkua 50 % vota e jurisë dhe 50 % vota e publikut e diasporës. Me këtë sistem Shkodra Elektronike grumbulloi 143 pikë në total.

RTSH

Çmimin e Dytë e rrëmbeu Elvana Gjata me këngën “Karnaval” me 135 pikë.

Mundesh me e lexu edhe…

Çmimi i tretë iu dha këngëtarit Alis me këngën “Mjegull” duke marrë 59 pikë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Nga juria, Ramona Tullumani ka dhënë pikët maksimale, 12 për “Karnaval” të Elvana Gjatës, sikurse edhe Florent Boshnjaku dhe kryetarja e Jurisë, Zana Çela. Kurse Ylljet Aliçkaj, Jonida Maliqi dhe Alma Bektashi kanë dhënë pikët maksimale për “Zjerm”.

Këngëtarja Gjata është parë të ketë manifestuar nervoz pas shpalljes së rezultateve. Fillimisht, pas pranimit të luleve dhe trofeut, ka dashur të lë skenën. Moderatori Enkel Demi ka insistuar që ajo të qëndrojë. E më pas Gjata i është drejtuar publikut.

“Faleminderit me gjithë zemër… Jeta më ka mësuar që 10 herë të bie dhe 11 të ngrihem”, ka thënë ajo. 

Kurse Beatriçe Gjergji nga “Shkodra elektronike” pas interpretimit të këngës ka thënë se është pa fjalë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“S’kam fjalë me ju falënderu”, ka thënë Gjergji nën brohoritmat e publikut.

Tri netët e Festivalit e “tkurrën” numrin e finalistëve në 15 nga 30 konkurrentë gjithsej.

Në finale kanë qenë në garë edhe këngët “Gjallë” nga Jet, “Kur bota hesht” nga Kejsi Jazxhi, Lutem” nga Vesa Smolica, “E kishim nis’” nga Stine, “Larg” nga “Djemtë e Detit”, “Zemrës” nga Nita Latifi, “Larg jetës pa ty” nga Gjergj Kaçinari, “I pare” nga Orgesa Zaimi, “Amane” nga Ardit Çuni, “Bosh” nga Algert Sala, “Frymë” nga Lorenc Hasrama dhe “Antihero” nga Mal Retkoceri.

Çmimin e Kritikës e ka fituar “Shkodra Elektronike”, të cilët janë autorë të muzikës, tekstit dhe orkestrimit të këngës “Zjerm”. Çmimi shpërblen artistët që janë vlerësuar nga paneli i kritikëve të muzikës për cilësinë e interpretimit, kompozicionit, dhe performancës së tyre.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ky çmim vlerëson artistin për kontributin e tij në art dhe muzikë, duke e nxjerrë përpara për aftësitë e tij profesionale dhe përkushtimin në muzikë”, shkruan RTSH.

Ndërsa Çmimi për tekstin më të mirë i është dhënë Vesa Smolicës për këngën “Lutem” me tekst të Erjona Rushitit. Me këtë çmim, RTSH shpërblen autorët e teksteve të këngëve që paraqesin mesazhe të fuqishme, poetike dhe që shtrijnë ndikimin e tyre në publik. Por në edicionin e radhës së “Eurovisionit” që do të mbahet në Basel të Zvicrës në maj, “Shkodra Elektronike” do të përfaqësojë Shqipërinë.

“Shkodra elektronike” u themelua më 2019 dhe repertori i tyre kryesisht përfshin rikrijime e ripërpunimeve të perlave të këngës shqiptare.  Kishin filluar si grup projekti në vitin 2019 dhe në këtë kohë ata performuan në shumë ngjarje të rëndësishme italiane dhe shqiptare. E para ishte me rastin e hapjes së Pavijonit Kosovës dhe Shqipërisë në Bienalen e Venecias më 2019. Më tej kishin vazhduar të thellojnë zhanrin e tyre me hapjen e ekspozitës personale në Tiranë të artistit Adrian Paci, e në edicionin e katërt të Festivalit “Zā Fest” e të tjera. Në vitin 2020 filluan të publikojnë këngët e para. Kënga origjinale “Ku e gjeta vendin” ishte fituese e çmimit special në “Festivalin Lule Borë” e më tej kishin nxjerrë edhe të tjera një vit më pas si “Synin si qershia” e “Turtulleshë”.

Në edicionin e kaluar, me votat e publikut, të drejtën e përfaqësimit të Shqipërisë në “Eurovision” e pati Besa Kokëdhima me këngën me titull “Zemër n’dorë”. Ndërsa fitues i edicionit kishte dalë Mal Retkoceri me këngën “Çmendur”. Në finale ishin interpretuar 22 këngë.

Sivjet në natën finale të Festivalit të Këngës në RTSH, ishte i pranishëm edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të cilët kanë ndjekur këngët në sallën e Pallatit të Kongreseve përkrah Aurora Polos, zëvendësdrejtoreshë e RTSH-së, njëkohësisht edhe drejtoreshë e Festivalit. Nata finale e Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar është hapur me këngën “Era” nga artisti MC Kresha. Ka thënë se secila nga këngët meriton duartrokitjet dhe vlerësimet e publikut.

“Kjo është hera ime e parë në festival, bëra një gafë të vogël gjatë performancës. Kjo është e bukura e këngës live, të gjithë këngët konkurrente meritojnë duartrokitjet dhe vlerësimet e publikut, pasi është sfidë për të kënduar një këngë në nivelin absolut përcjellë nga orkestra dhe banda fantastike”, ka thënë ai./rtsh.al/Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Spahiu: Do të vazhdoj me promovu gjuhën e butë, me punu për me qenë Kosova e para
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kuvendi nuk arrin ta votojë qeverinë e re të Kosovës
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kurti: Më votoni për interes publik e shtetëror, jo partiak
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kurti prezanton kabinetin qeverisës – përbërja e plotë e ministrave dhe zv/kryeministrave
TAGGED:fest 63lajme të miraShkodra Elektroniketop2TophomeZjerm

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Celine Dion me mesazh emocionues në 30-vjetorin e martesës
Artikulli i ardhshëm Mot i ftohtë dhe me reshje bore gjatë kësaj jave

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Investimet klimatike në rritje rekord: Miliarda të dedikuara për energji të pastër

13 Shikime
Lajme të mira

Irlanda vendos standard të ri për mbështetjen e artistëve

12 Shikime
Lajme të mira

Uta Ibrahimi nderohet me çmim ndërkombëtar për arritje në alpinizëm

17 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?