katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Rama: Diella është përgjegjësi e imja dhe një hap drejt modernizimit strukturor
    4 hours ago
    “Still Loving You” – Scorpions rikthehen në Tiranë pas 25 vitesh
    18 hours ago
    Nis zyrtarisht fushata për Zgjedhjet Lokale 2025
    2 days ago
    Princi Harry bën një vizitë të papritur në Ukrainë
    2 days ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    E rrallë, 10 mami të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në pritje të ëmbël
    4 hours ago
    “Kudo që performuan, sallat ishin plot”: Festivali ndërkombëtar shkruan për Orkestrën “Amadeus”
    5 hours ago
    Sportistët kosovarë fitojnë 28 medalje në dy gara ndërkombëtare
    6 hours ago
    Sot mbahet “Race for the Cure Prishtina 2025”
    4 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Cycle merr çmimin kryesor “Vjosa Berisha” në PriFest, Arta Dobroshi – aktorja më e mirë
    4 hours ago
    Coldplay thyen rekordin e “Wembleyt” me 10 koncerte radhazi
    18 hours ago
    Allen Ginsberg, poezia dhe ritmi i revolucionit nga beat, punk deri te opera
    4 hours ago
    Princi Harry bën një vizitë të papritur në Ukrainë
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Çfarë është platforma e OpenAI që pritet ta sfidojë LinkedIn-in?
    4 days ago
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    2 weeks ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    4 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vezët e peshkut, burimi natyral i shëndetit të mirë
    4 days ago
    Është sezoni i tyre, këto janë vetitë shëruese të Shegës
    4 days ago
    Si ndikon ngrënia e mishit të kuq në trupin tonë?
    5 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    12 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Gryka e Neredimes po shndërrohet në destinacion të ri rekreativ në Ferizaj
    2 days ago
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    7 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    2 weeks ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Shkolla që sjell “Sunny Hill Foundation” – urë lidhëse për talente të reja
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Shkolla që sjell “Sunny Hill Foundation” – urë lidhëse për talente të reja

Last updated: 30/07/2025 10:12 AM
60 Shikime
Shpërndaje
Foto: KultPlus

Spektakli treditor është ana më e dukshme e festivalit “Sunny Hill”, por fondacioni që e organizon atë, tashmë ka krijuar traditë edhe në pjesën edukative. Për të tretën herë do të mbahet projekti me titullin “Songwriting Camp” në bashkëpunim midis shkollës prestigjioze suedeze “Musikmakarna” dhe fondacionit “Sunny Hill”

Derisa ky edicion i festivalit “Sunny Hill” paralajmërohet si spektakël madhështor me emra të njohur në botën e muzikës, nuk do të mungojë pjesa edukative. Krahas festës me muzikë, një grup të rinjsh me mentorët e tyre do të jenë të angazhuar për të zhvilluar e përmirësuar aftësitë e shkrimit të teksteve të këngëve. 

Me shkollën prestigjioze suedeze “Musikmakarna” dhe fondacionin “Sunny Hill”, të rinjtë nga Kosova e Suedia, i bashkon talenti për të krijuar magji me muzikë. 

Mundesh me e lexu edhe…

Për të tretën herë mbahet projekti me titullin “Songwriting Camp” në bashkëpunim midis dy institucioneve. Edhe sivjet, synohet që shkathtësitë e pjesëmarrësve të zhvillohen në kompozim, krijim të këngëve e produksion muzikor nën mentorimin e ekspertëve të njërës prej shkollave më të shquara dhe më të suksesshme në botë në fushën e muzikës. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Muzikologia Rreze Kryeziu-Breznica nga fondacioni “Sunny Hill”, ka thënë se aktiviteti është shumë i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e industrisë muzikore në vend. 

“Ofron një mundësi të rrallë që të rinjtë të mësojnë drejtpërdrejt nga profesionistë ndërkombëtarë, të eksplorojnë mënyra të reja të të menduarit muzikor dhe të hyjnë në një proces serioz bashkëpunimi që rrallëherë ndodh në këtë format në rajon”, ka thënë ajo në një përgjigje për KOHËN. 

Sipas saj, fuqizimi i të rinjve përmes artit është edhe misioni i fondacionit dhe se ky institucion synon t’i japë zë brezit të ri të krijuesve. 

Foto: Koha.net

“Kjo përputhet plotësisht me misionin e ‘Sunny Hill Foundation’, i cili që nga fillimi ka pasur në qendër fuqizimin e të rinjve përmes artit, kulturës dhe edukimit. Fondacioni nuk është vetëm një katalizator për mundësi të reja, por edhe një urë që lidh talentin e Kosovës me skenën ndërkombëtare. Përmes projekteve të tilla, ‘Sunny Hill Foundation’ vazhdon të mbajë premtimin e vet: të jetë gjithmonë pranë komunitetit artistik, t’i japë zë brezit të ri, dhe të ndërtojë një infrastrukturë krijuese që frymëzon dhe qëndron”, është shprehur muzikologia Rreze Kryeziu-Breznica. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kampi zhvillohet prej 31 korrikut deri më 2 gusht në studion muzikore “Dreamhouse” të producentit muzikor, Florent Boshnjaku. Aktiviteti zinte vend aty edhe dy vjet më parë. 

Për Boshnjakun, ky kamp është ngjarje e jashtëzakonshme dhe mundësi e madhe që ofrohet nga këto institucione. 

“Është diçka shumë e bukur që po ndodh në Kosovë. Të rinjtë mund të kenë një kontakt dhe të marrin përvojë prej njerëzve që vijnë prej jashtë, prej një shkolle aq prestigjioze siç është ‘Musicmakarna’. Një gjë e mirë ka ndodhur që vitin e kaluar ‘Sunny Hill’ ka dërguar nxënës të Kosovës në Suedi. Ky bashkëpunim midis institucioneve është vërtet diçka që duhet të përkrahet. Kështu që në rolin e përkrahësit dhe asaj që vlen të përkrahet jam edhe unë vetë. Jam i lumtur që krejt kjo ndodh në një ambient të studios të cilën e udhëheq”, është shprehur ai. 

Foto: Musikmakarna

Vitin e kaluar, nëntë të rinj ishin pjesë e Kampit që u mbajt në Suedi, nga 19 deri më 24 gusht. Duke marrë parasysh traditën e kahershme muzikore në Suedi, pjesëmarrësit patën vizituar muzetë e bendit legjendar ABBA, fondacionin e DJ-it të famshëm suedez, Avicii, si dhe ishin takuar me emra të rëndësishëm të skenës muzikore suedeze. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Boshnjaku ishte njëri prej ligjëruesve në këtë aktivitet. 

“E kemi një respekt të dyanshëm, përtej kësaj. Jam i lumtur që krejt kjo punë po ndodh dhe shpresoj të vazhdojë dhe të nxjerrim talent të rinj për këtë vend”, është shprehur ai në një bisedë për KOHËN. 

Gjithashtu edhe muzikologia Rreze Kryeziu-Breznica ishte pjesë e projektit në edicionet e kaluara. I ka vlerësuar lart kapacitetet e akademisë muzikore.

“Kam pasur fatin të jem pjesë e këtij projekti edhe në edicionet e mëparshme, përfshirë edhe vitin e kaluar kur kampi u zhvillua në qytetin Örnsköldsvik të Suedisë, në hapësirat e ‘Musikmakarna’, një ndër akademitë më prestigjioze të muzikës në Evropë e cila njihet jo vetëm për programet e saj edukative të avancuara, por edhe për bashkëpunimet e saj të vazhdueshme me artistë me famë botërore dhe kontribuues të mëdhenj në industrinë globale të muzikës ‘pop’, ‘R&B’ dhe elektronike”, është shprehur ajo. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Akademia e muzikës “Musikmakarna” është “e njohur si institucion nga i cili kanë dalë disa nga kompozitorët, krijuesit dhe producentët më të suksesshëm në Suedi dhe në mbarë botën.

Është shkolla e parë suedeze e shkrimit të këngëve e themeluar në vitin 1998 nga Ulla Sjöström. Aty janë formuar shumë figura prej kompozitorësh, producentësh dhe artistësh në industrinë muzikore të Suedisë dhe mbarë botës. Sjöström ka qenë pjesë e jurisë në edicionin e parë të Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin e Kosovës. 

Prestigjiozja “Forbes” në vitin 2021 e ka vlerësuar institucionin si “shkolla më e madhe e shkrimit të këngëve në Evropë”. Ajo ndodhet në qytetin Örnsköldsvik, që është i vendosur në zemër të trashëgimisë botërore të UNESCO-s, që njihet si Bregu i Lartë.

Kryeziu-Breznica nga fondacioni “Sunny Hill” ka thënë se nga përvojat paraprake, rezultati i aktivitetit sivjet pritet të jetë krijimi i këngëve të reja dhe jo vetëm. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Këtë vit, kemi kënaqësinë që kampi të rikthehet në Prishtinë, ku për disa ditë radhazi, të rinjtë tanë do të bashkëpunojnë me producentë nga Suedia në grupe intensive krijuese për të realizuar projekte muzikore origjinale.  Bazuar në përvojat e mëparshme, presim që edhe ky edicion të sjellë rezultate konkrete: këngë të reja, bashkëpunime që vazhdojnë edhe pas kampit dhe, më e rëndësishmja, një rritje e dukshme e vetëbesimit dhe profesionalizmit te pjesëmarrësit”, ka thënë ajo. 

“Sunny Hill” është një prej fondacioneve me të cilat akademia bashkëpunon.  Ylli botëror Dua Lipa në vitin 2021 i ishte bashkuar kampanjës së “Musikmakarna” për mbështetjen e tekstshkruesve femra në Ditën e Tekstshkrueseve që shënohet çdo 8 mars.

Projekti “Songwriting Camp” zhvillohet paralelisht me edicionin e pestë të “Sunny Hill Festival” ku prej emrave kryesorë që do të performojnë janë Dua Lipa, Shawn Mendes, Anyma, Peggy Gue e të tjerë.

Kryepersonazhe të industrisë muzikore në prapaskenë të “Sunny Hillit”

Emrat që do të ngjiten në skenën e “Sunny Hill Festival” tashmë dihen, janë artistët në majat e karrierës së tyre, nata e parë e festivalit i takon Dua Lipës dhe pjesa tjetër është histori. Por, lista e emrave “të padukshëm” që i sjell festivali është e gjatë. E ata janë kryepersonazhe në industrinë muzikore botërore. KOHA ka marrë vesh disa prej këtyre emrave. Në festival, sivjet do të jetë i pranishëm Paul Tollet, promotori i shquar amerikan që vepron në Los Angeles, ndër të tjera, organizator i festivalit në Coachella që e themeloi më 1999 tok me Rick Van Santenin.

Aty do të jenë edhe, udhëheqës i “Creative Artists Agency”, Robert Kyncl, themelues i “Warner Music Group”, kompania me seli në New York prej së cilës kanë dalë emra të shquar botërorë e Chrisitofer Huber, kreu i European Festival Association. Sikurse në edicionet e kaluara, nuk do të mungojë as David Bradley, agjenti i Dua Lipës qysh prej filleve të karrierës së saj, e në listë është edhe Maha Dakhill, njëra agjenteve e zbulueseve më të mëdha të telenteve në art. /Koha.net/Katror.info

TAGGED:artistëbashkëpunimDuaLipaEdukimFestivalkëngëkompozimKosovëkreativitetLajme te miramentorëMusikmakarnaMuzikëmuzikologjiPeggy GueproducentShawnMendesSongwriting CampSuediSunny Hilltalenttophome1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Gjykatat kanë përfunduar mbi 81 mijë lëndë në 6 muaj
Artikulli i ardhshëm Analistët: Kushtetuesja do ta precizojë rrugën që do ndiqet nga Kuvendi

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

KuriozitetLajme të mira

E rrallë, 10 mami të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në pritje të ëmbël

13 Shikime
Lajme të mira

“Kudo që performuan, sallat ishin plot”: Festivali ndërkombëtar shkruan për Orkestrën “Amadeus”

17 Shikime
Lajme të mira

Sportistët kosovarë fitojnë 28 medalje në dy gara ndërkombëtare

17 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?