Në garat rajonale në pingpong, të organizuara nga Shoqata e Pedagogëve të Kulturës Fizike dhe Sportit Shkollor, të gjithë kupat i fitoi komuna e Vushtrrisë.
“Shkollat e Vushtrrisë shkëlqyen duke triumfuar në të gjitha kategoritë. Në nivelin e shkollave fillore të mesme të ulta, në kategorinë e femrave vendin e parë e zuri SHFMU “Liria” – Strovc, ndërsa tek meshkujt vendin e parë e zuri SHMU “2””, njoftoi drejtori i arsimit në këtë komunë, Dardan Abazi.
“Në nivelin e shkollave të mesme të larta, në kategorinë e femrave vendin e parë e zuri SHMP “Bahri Haxha” ndërsa atë të meshkujve Gjimnazi “Eqrem Çabej”, shkroi ai.
Njërherish ai u shpreh krenar për angazhimin e stafit arsimor për t’i arritur këto suksese.
“Jemi krenar dhe falenderojmë drejtorët, mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollave për këtë sukses. Drejtoria Komunale e Arsimit do të vazhdoj dhe do të intensifikoj përkrahjen për aktivitete sportive të shkollave”, shkroi Dardan Abazi. /Katror.info