Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhuroi 1 milion euro për fushatën e bamirësisë “Turkey One Heart” apo në shqip “Turqia Një Zemër”, përcjell albinfo.ch.
Kjo fushatë ndihmëse u transmetua mbrëmë në 213 televizione në Turqi, Qipro dhe Azerbejxhan dhe në 512 radio.
Turqia u trondit nga dy tërmete në Kahramanmaraş, tërmete këto që lanë të vdekur mbi 41 mijë persona.
Deri tani janë mbledhur rreth 5 miliardë euro.

Donacionet e mbledhura nga fytyrat e serialeve dhe programeve të njohura televizive në fushatën e ndihmave të quajtur “Turkey One Heart” do t’u dhurohen AFAD dhe Kızılay./Katror.info