Çekia e ka zhvilluar stërvitjen e fundit në “Air Albania” përpara ndeshjes së nesërme me Shqipërinë në kuadër të kualifikimeve të Kampionatit Evropian që do të mbahet në Gjermani.
Nesër, do të jetë ndeshja vendimtare për kombëtaren shqiptare për sa i përket kualifikimit, që në rast fitoreje do t’i rriteshin gjasat për kualifikime dytë në histori, ku më pas do t’i nevojitej vetëm një pikë nga dy ndeshjet e mbetura.
Gazetari dhe drejtori i futbollit në Artmotion, Arlind Sadiku, bëri të ditur se tek kombëtarja e Çekisë është vërejtur presion i madh një ditë para ndeshjes.
“Në konferencën për media, trajneri i Çekisë tha se duan të fitojnë me çdo kusht dhe se ishte aksidentale barazimi kundër Shqipërisë në Çeki”.
“Megjithatë vlerësuan lartë kombëtaren e Shqipërisë, sidomos Armando Brojën, që është rikthyer pas lëndimit, e po ashtu edhe Mirlind Dakun, për të cilin trajneri çek paralajmëroi lojtarët e tij që të mos i lejojnë futbollistët shqiptarë që të gjuajnë nga distanca, duke ditur golat që janë parë në ndeshjet e kaluara”, tha ai në “Info Magazine” në Klan Kosova.
Më tej, Sadiku bëri të ditur se në stadiumin “Air Albania” do të jenë të pranishëm 22 mijë e 500 tifozë, ku për secilin do të ketë nga një plis me shqiponje në mes.
Kujtojmë se aktualisht, Shqipëria është e para në grupin E me 10 pikë, dy më shumë se Çekia dhe Moldavia të cilat zënë pozitat dy dhe tre, ndërsa në pozitën e katërt është Polonia, kurse të fundit në tabelë janë Ishujt Faroe./KlanKosova /Katror.info