22 marsi pret Shqipërinë dhe Kilin përballë njëra-tjetrës në një ndeshje miqësore.
Federata e Futbollit të Shqipërisë me anë të një postimi në rrjetin social Facebook dha lajmin sot për këtë ndeshje.
Miqësorja do të mbahet në Palermo të Italisë në stadiumin “Ennio Tardini” dhe kjo është ndeshja e dytë për të cilën është bërë e ditur.
Dje, FSHF lajmëroi se Suedia e pret Shqipërinë në Stokholm më 25 mars në “Friends Arena”./Katror.info