Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, i ka ndarë mirënjohje përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Kosovën në periudhën 2006-2008, Joachim Rucker.
Qerimi e ka përshëndetur Rucker për kontributin e tij në ndërtimin e strukturave institucionale dhe për promovimin e demokracisë në Kosovë, në kohën para, gjatë dhe pas pavarësisë.
“Ai u shpreh se Rücker e pa Kosovën jo vetëm si një vend me sfida, por edhe me potencial dhe vullnet për të përparuar”, thuhet në njoftimin e UP-së, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa, Rucker, gjatë vizitës së tij në UP, ligjëroi për rolin e misionit të OKB-së në prag të pavarësisë së Kosovës përpara studentëve të Departamentit të Historisë.
“Rücker u shqua në mënyrë të veçantë për menaxhimin e situatës dhe për kontributin në rrugën drejt pavarësisë së plotë të Kosovës. Ai ndihmoi në krijimin e një atmosfere të përshtatshme për dialog dhe zhvillimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të Kosovës”, thuhet tutje në njoftim./Katror.info