Baleti Kombëtar i Kosovës nesër sjell premierën e parë të vitit 2024, “Rebounds. A BasketBallet”, me koreografi të Friederike Lampert & Jochen Roller ndërsa muzika e shfaqjes “Rebounds. A BasketBallet” është realizuar nga Ohad Talmor.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit sot ka sjellur edhe një video që paraqet provat e kësaj premiere dhe në të njejtën kohë ka njoftuar për kohën dhe vendin e shfaqjes së kësaj premiere.
Shfaqja sipas MKRS do të jepet me datat 15.02.2024 dhe 16.02.2024, në Atelienë e Pallatit të Rinisë duke filluar nga ora 20:00./Katror.info