Një sportist i njohur në SHBA, Joshua Keith Palmer, është shfaqur në stadium me bluzën e kuqe me shqiponjën dykrenare.
Ishte reperi më famë botërore, Drake ai që ngriti në këmbë shqiptarët pasi ai jo vetëm që i dedikoi një këngë një vajze shqiptare, por edhe e ndërtoi videoklipin tërësisht me motive shqiptare, por edhe shprehu dëshirën për të vizituar vendin tonë.
Tani një sportist i njohur në SHBA duket se është dashuruar me simbolin e shqiponjës dykrenare, shkruan Kultplus.
Palmer është një futbollist i suksesshëm i ‘Los Angeles Chargers’ në NFL (Liga Kombëtare e Futbollit) në SHBA. Nuk dihet nëse Joshua Palmer ka bërë një “fashion statement” apo e lidhë diçka më shumë me Shqipërinë, ashtu si bashkatdhetari i tij kanadez Drake. Por ajo që dihet, është që kjo pamje kënaq sytë dhe zemrat e shqiptarëve./Katror.info