Aplikacioni i njohur WhatsApp do të sjellë përditësimin e ri, duke iu mundësuar përdoruesve ta përdorin të njëjtin edhe atëherë kur nuk janë të lidhur me internet.
Mbështetja për këtë aplikacion do të vlejë për tërë botën dhe kjo sipas kompanisë është bërë me qëllim që të ndihmojnë të gjithë njerëzit.
“Kjo ju mundëson të lidheni me WhatsApp përmes serverëve të krijuar nga vullnetarë dhe organizata në mbarë botën të dedikuar për të ndihmuar njerëzit të komunikojnë lirshëm”, thuhet në njoftim.
Kjo mbështetje do të ruaj nivelin e lartë të privatësisë dhe sigurisë që ofron WhatsApp.
“Mesazhet tuaja personale do të mbrohen ende nga kriptimi, duke siguruar që shkrimet të shihen vetëm nga ju dhe personi me të cilin po komunikoni, dhe nuk janë të dukshme për askënd në mes, as për rrjetin mbështetës, WhatsApp ose Meta. Dëshira jonë për vitin 2023 është që këto mbyllje të internetit të mos ndodhin kurrë”.
Ky opsion është tani i disponueshëm në menynë e cilësimeve për të gjithë ata që përdorin versionin më të fundit të aplikacionit tonë. Më shumë informacion se si të përdorni këtë veçori janë këtu./Katror.info