Fotografi Jeff Caps, i cili jeton në Antarktik, ka postuar një foto interesante të drekës së tij të realizuar në -64 gradë Celsius.
Gjegjësisht, ai ka fotografuar petë dhe sode tërësisht të ngrira. Një vajzë që e ndjek në Instagram pyeti veten nëse vërtetë ushqimi ngrihet kështu, për të cilën ai u përgjigj se nuk mbështeten në asgjë tjetër, pos në akull, edhe pse u desh pak punë për t’i bërë të dukeshin bukur.
Jeff gjithashtu publikon shumë detaje tjera interesante të jetës në Antarktik. Kohët e fundit ai zbuloi se ata nuk kanë fishekzjarre, por ata mund të përdorin të ftohtin ekstrem në avantazhin e tyre për të krijuar shfaqje mahnitëse. Meqenëse pothuajse 98 për qind e Antarktikut është e mbuluar me akull, nuk është për t’u habitur që temperaturat e ulëta deri në -89 gradë Celsius janë matur këtu më parë. /Katror.info