katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Rinis verifikimi i votave në Mitrovicën e Jugut
    6 hours ago
    Kosova nikoqire e Simpoziumit të Akademive Ushtarake
    7 hours ago
    KQZ-ja rifillon verifikimin e rezultateve në Mitrovicë nga ora 16:00
    9 hours ago
    KQZ: Përmbyllet verifikimi i rezultateve në 15 Qendra Komunale të Numërimit
    7 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Si ndikon pushimi i lehonisë në punësimin e grave në Kosovë?
    1 hour ago
    “Postcards from Nowhere” – ekspozita që sjell artin dhe aktivizmin në zemër të Prishtinës
    10 hours ago
    Kosova i bashkohet rrjetit ndërkombëtar shkencor Fripon
    15 hours ago
    “HANA” me premierë botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Goa
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kopertina më e shtrenjtë e një albumi në histori – portreti legjendar i David Bowie
    11 hours ago
    Dua Lipa mes tifozëve në përballjen legjendare Boca–River në La Bombonera
    2 days ago
    Dritat që ndriçojnë nga Kosova në botë – Rita Ora dhe fuqia e zërit që kapërcen kufijtë
    3 days ago
    Arsi Bako fituese e edicionit të tretë të Festivalit të Këngës
    3 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjigantët e teknologjisë po investojnë miliarda në garën për dominimin e AI
    1 week ago
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    2 weeks ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    2 weeks ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Cili qumësht alternativ është më i shëndetshëm?
    6 days ago
    Pse duhet të konsumoni një mango në ditë?
    5 days ago
    Zbuloni përfitimet shëndetësore të pluhurit të kakaos!
    1 week ago
    Pse çokollata po shtrenjtohet?
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse këto qytete evropiane janë emëruar më të mirat në botë?
    9 hours ago
    Liqeni që në verë kthehet në një mozaik me pika
    14 hours ago
    Gejzeri Fly – mrekullia që rastësisht u krijua nga njeriu
    2 days ago
    Morton, qyteti që kthehet në portokalli çdo vjeshtë
    2 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Si ndikon pushimi i lehonisë në punësimin e grave në Kosovë?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Si ndikon pushimi i lehonisë në punësimin e grave në Kosovë?

Last updated: 11/11/2025 10:50 PM
Shpërndaje
Foto ilustruese

Ligji i Punës parashikon 12 muaj pushim për nënat e punësuara, por modeli aktual po ndikon në mënyrën si punësohen dhe trajtohen gratë në tregun e punës, thonë ekspertët.

Sipas Ligjit të Punës në Kosovë gruaja e punësuar ka të drejtë në 12 muaj pushim lehonie. Ajo mund ta fillojë pushimin deri në 45 ditë para lindjes, shkruan Katror.info.

Gjashtë muajt e parë paguhen nga punëdhënësi me 70 për qind të pagës bazë. Tre muajt në vijim që nga qershori i këtij viti paguhen nga Qeveria e Kosovës në shumën prej 325.9 euro. Tre muajt e fundit mund të shfrytëzohen pa pagesë.

Mundesh me e lexu edhe...

Rinis verifikimi i votave në Mitrovicën e Jugut

Në rast se nëna vdes ose e braktis fëmijën, babai mund t’i marrë të drejtat e saj. Po ashtu, prindërit mund të ndajnë pushimin me marrëveshje. Në rast të humbjes së fëmijës, gruaja ka të drejtë në të paktën 45 ditë pushim me pagesë, sipas rekomandimit mjekësor.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Gjatë shtatzënisë dhe pushimit të lehonisë, punëdhënësi nuk mund ta shkëpusë kontratën e punës, ndërsa kthimi në punë pas pushimit nuk konsiderohet ndërprerje e marrëdhënies së punës. Babai ka të drejtë në dy ditë pushim me pagesë me rastin e lindjes së fëmijës, dhe dy javë pushim të papaguar brenda tre viteve të para të jetës së fëmijës.

Foto: Envato

Por, edhe pse dispozitat për lejen e lehonisë në Ligjin e Punës ekzistojnë, praktika shpesh tregon tjetër histori. Në sektorin privat, shumë gra përballen me diskriminim gjatë shtatzënisë apo pas kthimit nga pushimi i lehonisë. Ekspertët theksojnë se është koha që ligji të ndryshohet, në mënyrë që të barazohet pushimi prindëror dhe të lehtësohet barra financiare mbi punëdhënësit, duke parandaluar kështu penalizimin e grave për ushtrimin e një të drejte themelore.

Sipas Saxhide Mustafës, zëvendësdrejtoreshë në Institutin Riinvest dhe koordinatore e Forumit Ekonomik të Grave, Ligji aktual i Punës që mbulon pushimin e lehonisë ka prodhuar efekte negative për gratë në tregun e punës.

“Fatkeqësisht kjo është e vërtetë prej vitit 2010, kur Ligji i Punës Ligji Nr. 03/L-212 edhe pse mund të ketë pasur qëllim mbrojtjen e grave në tregun e gjatë lejes së lehonisë, kjo në praktikë ka krijuar efekte të kundërta. Arsyeja kryesore është pasi që barra financiare e lejes së lehonisë i ka rënë pothuajse tërësisht punëdhënësit privat. Kjo ka ndikuar që shumë biznese private të hezitojnë të punësojnë gra në moshë të re, apo moshën reproduktive sepse mbase ato edhe planifikonin familje, duke e parë këtë si kosto shtesë në afarizmin e tyre”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Hulumtimet tregojnë se gratë përballen me diskriminim edhe në ditët e sotme me pyetje të ndryshme rreth planifikimit familjar gjatë procesit të rekrutimit. Po ashtu, gratë të cilat janë bërë nëna vështirë se mund të avancohen në pozita, duke i parë si jo të denja pas procesit të mëmësisë. Ky është një shembull i keq se si ka ndikuar ky ligj të krijojë një problem në shoqëri, një disbalancë në tregun e punës mes burrave dhe grave, ku vetëm rreth 25% e grave janë aktive në tregun e punës dhe joaktiviteti i grave është i lartë pra rreth 75%. Ky nuk është modeli i shoqërive demokratike, prandaj ne fuqishëm kemi kërkuar dhe vazhdojmë të kërkojmë ndryshimin e këtij ligji”, tha ajo për Katror Media. 

Saxhide Mustafa, Forumi Ekonomik i Grave

Në vitin 2021, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) me mbështetje të UNFPA-së në projektin “Më shumë zgjedhje përmes politikave miqësore për familjen”, ka propozuar modelin e ri për pagesën e pushimit të lehonisë: gjashtë muajt e parë të mbulohen nga qeveria, muajt 7–9 nga sektori privat, dhe muajt 10–12 të mbeten pa pagesë, si deri më tani

“Ky model në fillim është pranuar nga sektori privat, mirëpo meqenëse që nga viti 2022 pas pandemisë Covid-19 kostot e operimit të bizneseve janë shtuar, sektori privat kërkon mbulim nga qeveria 100% dhe sigurisht edhe ne po e përkrahim kërkesën e tyre”, u shpreh ajo.

“Aktualisht vetëm 3 ditë pushim janë për baballarët – leje e atësisë – kur lind fëmiu dhe kjo është shumë pak dhe e padenjë për një familje. Prindërit duhet të jenë kontribues në rritjen dhe edukimin e fëmijëve. Shëndeti i nënës kërkon rikuperim pas lindjes, andaj pushimi i atësisë duhet patjetër të jetë më i gjatë dhe propozimi i Forumit Ekonomik të Grave është 1 muaj leje të atësisë”, shtoi tutje.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Mustafa thekson gjithashtu rëndësinë e përafrimit të legjislacionit vendor me direktivat e Bashkimit Evropian, si Direktiva për Ekuilibrin Punë–Jetë, që kërkon pushim të barabartë për të dy prindërit dhe fleksibilitet në punë, dhe Direktiva për Barazi Gjinore në Punësim, që ndalon çdo formë diskriminimi në punësim dhe pagesë.

“Zbatimi i këtyre direktivave nuk është vetëm kërkesë për procesin e integrimit në BE, por edhe mënyra më e mirë për të siguruar që gratë të mos humbin vendin e punës për shkak të amësisë, dhe që burrat të inkurajohen të marrin rol aktiv në kujdesin familjar”, tha ajo.

Një ndër sfidat kryesore, sipas saj, mbetet ndërtimi i një kulture më të drejtë ndaj prindërve punëtorë. Kjo po tentohet përmes projektit “Më shumë zgjedhje”, faza e dytë e mbështetur nga UNFPA dhe ADA, që po zbatohet nga Instituti Riinvest dhe CSR Network Kosova.

“Qeveria e re duhet të krijojë politika të qëndrueshme që mbështesin barazinë gjinore në tregun e punës, duke përfshirë masa afirmative si subvencione për bizneset që mbulojnë lejet prindërore, si dhe krijimin e shërbimeve publike të kujdesit për fëmijët. Sektori privat, nga ana tjetër, duhet të ndryshojë mënyrën dhe kulturën organizative. Leja e lehonisë nuk duhet të shihet si humbje, por si investim në një forcë punëtore të qëndrueshme dhe të motivuar. Sektori privat duhet të bëhet pjesë e iniciativave për politika miqësore në vendin e punës të cilat i mundësojnë sektorit privat krijimin e një ambienti të barabartë dhe zhvillimit të qëndrueshëm”, thekson koordinatorja e Forumit Ekonomik të Grave, Saxhide Mustafa.

Leja e lehonisë është një e drejtë ligjore, jo privilegj, një e drejtë që mbron gruan, fëmijën dhe barazinë në punë./Katror.info

Përgatiti:

Beatrisa Culaj
  • Beatrisa Culaj
    https://katror.info
    Çka është ‘burnout’ dhe qysh me e shmang atë?
  • Beatrisa Culaj
    https://katror.info
    ‘Glass Room – Misinformation Edition’ – ekspozita që pasqyron mënyrën si bota online formëson mendimin tonë
  • Beatrisa Culaj
    https://katror.info
    Për herë të parë në Kosovë: Takimi i FIBA Europe Youth Commission dhe U14 Get-Together
  • Beatrisa Culaj
    https://katror.info
    Filmi “ERA”- një kujtesë e fuqishme për vitet e ’90-ta në Kosovë
TAGGED:Administrata Tatimore e KosovesE drejta e pushimitFemijaForumi Ekonomik i Gravelehonialigji i punespushim me pagesepushimi i lehoniseQeveria e KosovesRiinvestSaxhide MustafashtatzeneTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Pse këto qytete evropiane janë emëruar më të mirat në botë?

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Kosova nikoqire e Simpoziumit të Akademive Ushtarake

15 Shikime
Lajme

KQZ: Përmbyllet verifikimi i rezultateve në 15 Qendra Komunale të Numërimit

23 Shikime
Lajme të mira

“Postcards from Nowhere” – ekspozita që sjell artin dhe aktivizmin në zemër të Prishtinës

20 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?