Për shumë njerëz kreativiteti është shumë i rëndësishëm sepse lidhet drejtpërdrejt me punën e tyre. Por, njëjtë si përqendrimi e motivi edhe kreativiteti nganjëherë humbet, shkruan indeksonline.
Më poshtë po radhisim disa veprime që mund të ndihmojnë:

Dëgjoni muzikë
Muzika stimulon pjesë të trurit që lidhen me kreativitetin dhe të dëgjuarit e diçkaje që në gjendje normale nuk do ta dëgjonit mund t’iu frymëzojë
Shkruani në letër
Mbyllja e laptopit dhe marrja e një stilolapsi dhe letre për të radhitur mendimet, mund të jetë nganjëherë krejt çka ju duhet. Hedhja e mendimeve aty mund të jetë më e lehtë se në kompjuter.
Merrni pak ajër
Dilni jashtë, ajri i pastër e stimulon imagjinatën, rrit kreativitetin, prandaj gjithmonë rekomandohen shëtitjet në natyrë.
Lëvizni duart
Nëse ndjeheni sikur po ju mungon kreativiteti, lëvizni duart, merruni me ndonjë punë si: qëndisje, pikturë, gatim apo diçka të ngjashme që ju jep kënaqësi
Ëndërroni me sy hapur
Është mirë që t’i jepet kohë mendjes për të imagjinuar, ndonjëherë kjo gjë del të jetën shumë e mirë për kreativitetin tuaj./Katror.info