Gurët në veshka janë depozit, a është e nevojshme kirurgjia?
Ndërhyrja kirurgjikale bëhet e nevojshme në rast se gurët kanë arritur një madhësi të caktuar. Mjeku e përcakton rrezikun.
Mjekësia moderne ka avancuar ndjeshëm në këtë drejtim dhe shpesh ndërhyrjet e brendshme janë krejt minimale.
Ka procedura siç është litotripsia që zgjast një orë dhe shkrijnë në tërësi prej së jashtmi të gjithë gurët e pranishëm.
Më pas është ureteroskopia, një metodë me endoskop, e cila thyen gurët me lazer kur ata kanë ngecur brenda fshikëzës urinare.
Një nga metodat e përdorura është gjithashtu lithotripsia perkutane ultrasonike e cila ka të bëjë me një ndërhyrje minimale në pjesën e sipërme të mesit.
Kjo procedurë bëhet teksa pacienti i është nënshtruar anestezisë së përgjithshme.
A mund të parandalohet rishfaqja e gurëve?
Nëse jeni prekur nga gurët në veshka, gjasat janë të larta që në harkun kohor të 10 viteve, të vuani sërish nga i njëjti problem.
Ekspertët thonë se njeriu duhet të identifikojë faktorët e rrezikut dhe t’i përmbahet një regjimi të shëndetshëm ushqimor. /Katror.info
Përgatiti:
